Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | June 25, 2019

Scroll to top

Top

133 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Peppino dhe kanaçja e Mönchengladbach-ut

#110Inter – Peppino dhe kanaçja e Mönchengladbach-ut
Inter Club Staff

Avokat, drejtues sportiv, por mbi të gjitha një tifoz i madh Interit. Kaq, e madje shumë më shumë se kaq ishte Peppino Prisco, emri i të cilit është i lidhur në një mënyrë të pandashëm me ngjyrat zikaltër. Në një botë si futbolli, karakterizuar nga batutat, nga të vërtetat politikisht korrekte, Prisco dinte se si ta rrëzonte vellon e hipokrizisë me një stil të mprehtë dhe brilant të paaftë për të fshehur një pasion që u shfaq në mënyrë të përpiktë, gjithmonë me frazat që janë bërë të famshme dhe që ende e bëjnë atë një simbol të padiskutueshëm të Interit. Ashtu si kur deklaron “nëse shtrëngoj dorën me një milanist, duhet të laj duart, nëse shtrëngoj dorën me një juventin, në fund duhet të numëroj gishtat e mi”.

E paharrueshme ka qënë beteja ligjore, falë së cilës Interi u kualifikua në çerekfinalen e Kupës U në vitin 1971. Zikaltërit luanin në Gjermani kundër Borusia Mönchengladbach dhe aventura evropiane duket se ka përfunduar. Megjithatë Boninsegna goditet gjatë pjesës së parë nga një kanaçe e lëshuar nga tribuna. Këtu zbret në fushë avokati Prisco, i cili arrin të përmbysë rezultatin duke bërë të mundur përsëritjen e ndeshjes, por kësaj rradhe Interi do dalë nga fusha fitimtar.

Alpin, Milanez dhe princ i forumit. Në batalionin L’Aquila, i cili u largua për në Rusi në vitin 1942, ishin 53 oficerë; shtatë muaj më vonë, vetëm tre arritën të kthehen në Itali. Një prej tyre ishte Giuseppe Prisco, që më pas u njoh si “Peppino”, i cili ai kurrë nuk humbi një mbledhje të alpinëve. Vështirë për ta shmangur, ndërsa e pamundur, madje edhe për tifozët kundërshtarë, që të mos admironin momentet e tij të frymëzimit. Duke filluar që nga kushërinjtë milanezë, për të cilët thoshte:

“Unë jam kundër çdo forme të racizmit, por nuk do ta lejoj kurrë vajzën time që të martohet me një lojtar milanist”.

Giuseppe(Peppino) Prisco, (Milano, 10 dhjetor 1921 – Milano, 12 dhjetor 2001), avokat, drejtues sportiv dhe zv/president i Interit nga 1963 deri në 2001. Si një prej drejtuesve të Interit ka fituar 6 kampionate, 2 Kupa të Kampionëve, 2 Kupa Interkontinentale, 3 Kupa Uefa, 2 Kupa Italie dhe 1 Superkupë Italie.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.