Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

332 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – PIRELLI, fuqia nuk është asgjë pa kontrollin

#110Inter – PIRELLI, fuqia nuk është asgjë pa kontrollin
Inter Club Staff

“Fuqia nuk është asgjë, pa kontrollin” është një slogan i cili ka hyrë në imagjinatën kolektive. Dhe meqë kjo ka ndodhur, është një shenjë që fushata publicitare e ka arritur qëllimin. Në vitin 1994, në fillim të fushatës së Pirellit, imazh i saj ishte zgjedhur Carl Lewis, djali i erës, një nga sprinterët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Spoti tregonte amerikanin tek vraponte mbi ujë, nëpër shkretëtirë, duke sfiduar ligjet e fizikës gjatë vrapimit në Statujën e Lirisë.

Kur duhej të ndryshohej … imazhi, zgjedhja ishte pothuajse e qartë: siguria, performancë e nivelit të lartë, besueshmëri dhe shpejtësi më e lartë e mundshme. Me një fjalë, Ronaldo. Simboli brazilian i përsosmërisë, lojtari i cili pas Pelè e Maradonës dhe para Messit e Cristiano Ronaldos, ishte në gjëndje që ti bënte në një mendje tifozët e të gjithë skuadrave. Nga një këndvështrim ikonik, simboli i Brazilit është ndoshta statuja e Krishtit, që ndodhet në malin e Corcovado, me pamje nga Rio de Janeiro.

“Për mua, që kurrë nuk kam luajtur në nivele të larta në një ekip nga Rio, kjo është një mënyrë për të qenë afër qytetit tim”.

Poster i fushatës publicitare tregonte “Ronnie-n” në pozicionin e tij klasik të festimit të golit, me krahët e hapur, në ngjashmëri të dukshme me statujën, që i bënte dy simbolet e vendit në një qasje pothuajse natyrore. Një intuitë e shkëlqyer, për një nga fushatat publicitare më efektive ndonjëherë, me simbolin e Interit që u bë simbol i Pirelli.

Fushata publicitare e vitit 1994, “Fuqia nuk është asgjë, pa kontrollin”, e agjencisë Young & Rubicam, iu besua një imazhi të jashtëzakonshëm: kampionit Carl Lewis. Kjo fushatë publicitare ishte e destinuar që të hynte në historinë e fushatave publicitare dhe në botën e komunikimit. Versioni i shtypur u mor përsipër nga Annie Leibovitz ndërsa drejtimi i versionit televiziv iu besua Gerard de Thame, me efekte speciale befasuese. Në 1997, imazh u bë një atlet tjetër, Marie-Josè Pèrec, gruaja më e shpejtë në botë, ndërsa në vitin 1998, imazhi iu besua fenomenit brazilian Ronaldo, me fushatën e famshme “Corcovado”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.