Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

76 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Presidenti sipërmarrës Ivanoe Fraizzoli

#110Inter – Presidenti sipërmarrës Ivanoe Fraizzoli
Inter Club Staff

Dorështrënguar, i kujdesshem, në gjendje për të përballuar një trashëgimi të rëndë si ajo e Interit të Angelo Morattit, duke kombinuar rezultatet me një menaxhim të përsosur të shoqërisë. Ivanoe Fraizzoli, në gjashtëmbedhjetë vite presidencë zikaltër, fiton dy Skudeto, dy Kupa të Italisë dhe i shkon afër Kupës së Kampionëve në 1972, duke nisur nga zero me hijen e rënde të skuadrës së Helenio Herrera në shpinë, skuadër që ka dominuar në Itali dhe Evropë.

Ungjilli sipas Frazziolit, që pason Morattin në 1968, ka si urdhëresë të parë që të ketë llogaritë në rregull duke u treguar i ashpër në bilance. Dhe nuk mund të thyhet as për një cent. Në venat e presidentit të ri rrjedh gjaku i një ndërmarrësi lombard. Gjithcka është e programuar, edhe një skudeto. Tre vite është koha që jepet. Kur ke një buxhet të limituar duhet edhe të dish programosh. Duhet intuitë. Arrijnë dy, për të qënë të saktë. Një, pa dyshim, është Roberto Boninsega që, pasi e ka nisur me të rinjtë e Interit, ka udhëtuar në Itali duke kaluar edhe një eksperiencë në Amerikën e Veriut, kthehet në Milano në verën e 1969. Tjetra është trajneri i Primaveras, Giovanni Invernizzi, që zëvendëson paraguajanin Heriberto Herrera në javën e pestë të kampionatit 1970-71.

“Kam bërë gjithmonë gjithcka me zemër, sot nuk mjafton më. E di, në futboll duhet të ecësh mbi kufoma por unë nuk mundem”.

Janë dy lëvizje decisive: në fund të atij sezoni Interi është
kampion i Italisë dhe të njëmbëdhjetën herë pas një përmbysje epike pikërisht ndaj Milanit dhe Boninsega është kryegolashënues me 24 gola. Nën udhëheqjen e Fraizzolit do të arrijnë edhe dy Kupa të Italisë në 1978 dhe 1982 dhe një tjetër Skudeto në 1980. Me 18 janar të 1984 Fraizzoli i shet Ernesto Pellegrinit një shoqëri pa borxhe. Hija e së kaluarës është gjashtëmbëdhjetë vite larg.

Ivanoe Fraizzoli (Milano, 2 maj 1916 – Milano, 8 shtator 1999) ishte presidenti i 16-të i Interit, nga 1968 deri në 1984. Nën udhëheqjen e tij, zikaltërit kanë fituar dy Skudeto, në 1971 dhe në 1980, dy Kupa të Italisë në 1978 dhe 1982 dhe një Mundialito në 1981. Me 18 janar te 1984 i shet klubin pa borxhe Ernesto Pellegrinit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.