Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

74 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Punë dhe Pasion, në “Carrozeria Inter”

#110Inter – Punë dhe Pasion, në “Carrozeria Inter”
Inter Club Staff

Në rrugën Via Carlo d’Adda në Milano, janë disa ditë në të cilat mund të thithet ajri tipik i Naviglio. Të moshuarit mësyjnë nëpër bare që nga ora 8 e mëngjesit duke debatuar për titujt e të përditshmes “Gazzetta dello Sport”; kjo është jeta tipike e lagjes, trotuaret janë po aq të gjera sa edhe më parë. Dhe pikërisht në njërën prej atyre trotuareve, që janë me ngjyrën e tyre tipike gri, shfaqet papritur një stemë e madhe zikaltër, stema e Interit. Ky është simbol për më shumë se 56 vjet i “Carrozzeria Inter”, një pikë referimi e vërtetë për interistët e vërtetë, në Milano dhe jo vetëm.

Shpirti i vërtetë i “carrozerisë” janë njerëzit që e jetojnë atë, themeluesi Vittorio, dhe djemtë e tij Riccardo dhe Corrado, tre shpirtra zikaltër që frymëzohen nga Interi: tre mekanikë natyrisht, por që çdo ditë, poshtë kostumit të punës, veshin këmishë të bardhë dhe kravatë zikaltër. “Carrozeria” ka lindur në vitin 1961, vit në të cilin Interi i Morattit humbi Scudetton ndaj Juventusit, pas ndeshjes së famshme që Federata e Agnellit ripërsëriti, e që Herrera vendosi në shenjë proteste të nxirrte në fushë Primaverat, të cilat u mposhtën me rezultatin e thellë 9-1. Një turp, ndaj të cilit Vittorio Fiamberti, atëherë pak më shumë se njëzet vjeç, vendosi të hakmerret duke i vënë “carrozerisë” së tij, emrin e pasionit të tij më të madh, Interit.

Emri, por mbi të gjitha pasioni i madh i Vittorios, që më pas kaloi tek dy fëmijët e tij, e ka bërë me kalimin e viteve “carrozerinë” një pikë takimi si për tifozët, të cilët ditën e hënë e transformojnë në një bar të vërtetë sportiv, ashtu edhe për shumë lojtarë dhe përfaqësues të shoqërisë zikaltër, fillimisht si klientë, e më pas thjesht si miq të vërtetë të familjes Fiamberti. “Këtu kanë kaluar shumë – thotë Corrado – dhe çdo herë për ne është
entuziazmuese. Një nga të parët ishte Mazzola, por pastaj edhe Burgnich, Corso, presidenti Moratti dhe gjithë familja e tij, Cruz, Zanetti i cili ka restorantin e tij këtu përballë dhe sa herë që ka mundësi, kalon për të na përshëndetur “.

“Tifozët e Interit janë Interit. Ne jemi vetëm nervat e zbuluara të tifozëllikut”.

Objektet që tregojnë këtë histori të madhe, pothuajse nuk numërohen. Nga një riprodhim i Kupës së Kampionëve, dhuruar nga një tifoz i Chelseat dhe i mbajtur në magazinë deri në natën e Madridit, në festimet e Tripletës, kur “mbyllëm të gjithë rrugën, sepse përpara “carrozerisë” u krijua festa e vërtetë e Milanos”, e deri në zbulimin se, në të njëjtën vend ku ishte “carrozeria”, më shumë se 100 vjet më parë, qëndronte fusha e parë e Interit. Rastësi, por ndoshta dhe shenjë e fatit. Secili tregim, secila prej qindra fotografive të varura në studio, çdo fanellë ose pjatë, tregon një histori të pasionit të brendshëm, siç shpjegon Corrado: “Të jesh Interist do të thotë të jesh pjesë e një historie të përbashkët. Tifozi i Interit është vetë Interi. Ne përfaqësojmë nervin e zbuluar të tifozëllikut. E hëna është më e dhimbshme, më shumë për një humbje të Interit sesa për fillimin e një jave pune. Por kur Interi fiton, gëzimi është aq i madh sa për të shlyer të gjitha dhimbjet, të gjithë gjakun e derdhur për atë fanellë “.

“Carrozzeria Inter” e rrugës Via Carlo d’Adda 4 në Milano u themelua në vitin 1961 nga Vittorio Fiamberti, i cili ende punon atje sot me djemtë e tij, Corrado dhe Riccardo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.