Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

130 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Qello ne shenje, Lothar!

#110Inter – Qello ne shenje, Lothar!
Inter Club Staff

Atë goditje dënimi as që nuk duhej ta gjuante ai, e në fakt gjuajtjen e parë e kryen bashkëkombasi i tij Brehme, por muri i Napolit lëviz përpara kohe, dhe goditja e dënimit duhet të përsëritet. Kështu që pranë topit shkon Lothar Mattheus kësaj rradhe, dhe lëshon një predhë të fuqishme me të djathtën, aq sa portieri Giuliani e ka të pamundur edhe të shohë topin. Shpërthen San Siro, sepse në fakt ai gol ishte më i rëndësishmi për Scudetton e vitit 1989, Scudetton e rekordeve.

Në atë pasdite të majit 1989, njeriu më i mirë në fushë ishte Lothar Mattheus, jo Maradona. Dhe për të kuptuar statusin botëror të kampionit gjerman, mjafton të dëgjosh fjalët e Diegos:

“Është kundërshtari më i fortë që kam pasur ndonjëherë në karrierën time, besoj se mjafton vetëm kjo për ta përshkruar”.

Të dy do të ndesheshin në shumë sfida me njëri tjetrin; të paharrueshme do ngelen dy finalet e Botërorëve, në vitin 1986 dhe në vitin 1990, e para e fituar nga Argjentina dhe e dyta nga Gjermania; në atë vit, Lotharone do fitonte edhe Topin e Artë.

Tek Interi ai luajti për katër sezone, duke shënuar mbi 50 gola. Shumë, duke qënë se nuk ishte sulmues, por dhe po ti thoje vetëm mesfushor, dukej sikur i redukton pozicionet që mund të mbulonte në fushë. Ishte një lojtar i kompletuar nga ana teknike, forca fizike dhe vizioni që kishte për lojën, ndaj mund të mbulonte pa problem çdo riol në fushën e lojës. Me zikaltërit fiton edhe një Superkupë në vitin 1989 si dhe një Kupë Uefa në vitin 1991. Historinë me zikaltërit do ja ndërpriste vetëm një dëmtim i rëndë në ligamentet e gjurit në vitin 1992 ndaj vendos që të kthehet në vendlindje, me fanellën e Bayern Mynih, më të cilën fiton edhe shumë trofe të tjerë. Por Scudetto i rekordeve do të ketë gjithmonë një vlerë speciale për njërin nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit. Dhe nuk është rastësi që gjatë festimeve do deklaronte:

“Një Scudetto këtu në Milano? Vlen njësoj sa ata të tre që kam fituar më Bajernin”.

Lothar Matthaus, datëlindja 1961, debuton në Bundesligë në 1979 me fanellën e Borussia M’gladbach. Nga viti 1984 deri në vitin 1988 ka luajtur me Bayernin e Mynihut, me të cilin fiton 3 kampionate, përpara se të kalojë tek Inter. Në Milano fiton 1 Scudetto, 1 Superkupë Italie dhe 1 Kupë Uefa. Në vitin 1992 kthehet tek Bayern Mynih dhe fiton 4 kampionate të tjerë. Ka veshur gjithsesj në 150 ndeshje fanellën e Kombëtares Gjermane, me të cilën ka fituar Europianin e vitit 1980 dhe Botërorin e vitit 1990. Atë vit ka fituar edhe Topin e Artë.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.