Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

64 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Rekordi i Trapattonit

#110Inter – Rekordi i Trapattonit
Inter Club Staff

Ata që në vitet ’90 ishin akoma fëmijë, ndoshta nuk janë mërzitur duke e dëgjuar papushim nga babai ose gjyshi atë histori. Është historia e Scudettos së rekordeve, ai i sezonit 88-89 dhe i arkitektit kryesor të tij, Giovanni Trapattoni nga Cusano Milanino. “Trap” tek Inter kishte ardhur dy vjet më parë, dhe ishte thirrur nga presidenti Ernesto Pellegrini vetëm me një qëllim: të rivendoste trikolorin në fanellat zikaltër. Detyra nuk ishte e lehtë: kundërshtarët kryesorë ishin as më shumë e as më pak por Napoli i Maradonas dhe Milani i ri i Sacchit, përveç Fiorentinës së Baggios dhe Sampdorias së Mancinit dhe Viallit. Dy sezonet e para nuk ishin shumë të kënaqshëm për Trapattonin, me një vend të tretë dhe një vend të pestë në Serie A, por kryevepra e vërtetë po merrte formë. Interi në verën e vitit 1988 u forcua me blerjen e kampionëve të mëdhenj si Bianchi, Berti, Matthaus, Brehme dhe Diaz.

Ishte baza e një ekipi fitues. Inter fitoi terren në kampionat duke fituar javë pas jave. Vetëm një tronditje e vogël në javën e fundit të fazës së parë me Fiorentinën: 4-3 për violët dhe Napoli që afrohej vetëm me një pikë. Por që nga java e parë e fazës së dytë, ekipi i udhëhequr nga Trap rinisi marshimin e tij triumfal: 11 fitore në 13 ndeshje dhe arriti fitoren e Scudettos në San Siro duke mundur pikërisht Napolin e Maradonës 5 javë nga fundi i kampionatit. Trapattoni i vuri të gjithë në rresht. Ai gjithashtu hoqi një peshë të madhe duke shuajtur zërat që e etiketonin si një trajner mbrojtës. “Nuk më pëlqejnë etiketimet. Sidomos ajo më e rënda, ajo historia e mallkuar sikur unë jam një trajner mbrojtjës. Ekipet e mia kanë shënuar gjithmonë më shumë se të tjerët “. Dhe Interi i tij kishte mbrojtjen më të mirë, por gjithashtu edhe sulmin më të mirë.

“Jam bërë trajner sepse nuk e imagjinoj dot veten time duke bërë diçka tjetër. E adhuroj fushën e blertë dhe topin e futbollit.”

Debatet ishin të panevojshme, Interi i tij dominoi në të gjitha aspektet. Mblodhi 58 pikë nga 68 të mundshmet dhe i shkatërroi kundërshtarët e tij, siç do nënvizohej në titullin e Gazzetta dello Sport pas fitores matematike të titullit, katër javë para fundit. Interi i Trap tashmë ishte legjendë.

Giovanni Trapattoni lindi në vitin 1939 në Milano. Si lojtar, në rolin e mesfushorit, ka veshur fanellat e Milan dhe Varese, si dhe fanellën e kombëtares. Si trajner pas fitores së gjashtë Scudettove në stolin e Juventusit, në vitin ’86 është thirrur nga Interi me të cilin fitoi Scudetton e rekordeve në vitin 89, 1 Superkupë Italiane ’89 dhe 1 Kupë Uefa 91. Në vazhdim do të drejtonte edhe Bayern Mynihun, Fiorentinën, Italinë dhe Irlandën.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.