Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

54 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – San Siro, “La Scala” e futbollit

#110Inter – San Siro, “La Scala” e futbollit
Inter Club Staff

Është e pamundur, që duke u afruar pranë stadiumit San Siro, të mos ndihesh i mrekulluar përpara asaj që duket si një “anije kozmike që ka zbarkuar në periferi të Milanos”, siç përcaktohet nga një gazetë të rëndësishme britanike. Dhe bukuria e sharmi i “Giuseppe Meazza” sa vjen e rritet teksa i afrohesh portave të saj, teksa i afrohesh kullave të saj gjigande, teksa dëgjohet, gjithnjë e më shumë, gjëmimi i publikut.

Kush ka pasur fatin e mirë qëtë shkelë në fushën e blertë, do të ketë provuar me siguri një si përzierja e frikës dhe admirimit: është ajo që quhet “miedo escenico” ose (frika skenike), sipas një termi të përdorur nga Gabriel García Márquez, ndërsa në botën e futbollit është prerogativ i rezervuar vetëm për disa impiante sportive madhështore. Sepse prestigji i stadiumi nuk qëndron vetëm në atë strukturë të magjishme e as në vendqëndrimet e ultrasve të futbollit të ciët e mbushin stadiumin gjithë pasion. Gjithashtu është edhe ndërthurje e historisë që është përjetur brenda fushës së blertë të cilat qëndrojnë edhe sot të gjalla mes këtyre mureve. Nga derbi inaugurues në vitin 1926, në Kupën e dytë të Kampionëve të fituar nga Interi në vitin 1965; nga ndeshja e debutimit të Kupës së Botës 1990 e deri në finalet e Ligës së Kampionëve: në çdo epokë, kampionë nga e gjithë bota ju kanë dhuruar tifozëve sektakël në skenën e madhe të “La Scalës së së Futbollit”.

“Nuk ka rëndësi se sa eksperiencë ke, kur zbret në atë “kazan të zhurmshëm futbolli”.

Stadiumi më i madh në Itali, nuk kishte se si mos merrte në 1980 emrin e një monumenti të gjallë të futbollit italian: Giuseppe Meazza, flamur i Interit dhe kampion i dyfishtë botëror me fanellën e kaltër. Dhe nuk ka rëndësi nëse kohët e fundit janë ndërtuar stadiume më të reja, të cilat janë të rehatshëm dhe me mundësi të ndryshme aktivitetesh. Për të gjithë ata që duan futbollin, nuk ka asnjë tjetër si San Siro.

Stadiumi i Milanos është ndërtuar në vitin 1925 nga Piero Pirelli, president i Milan dhe pasardhës të industrisë së mirënjohur të gomave. Në vitin 1926 u përurua, me një ndeshje mes Interit dhe Milanit, e përfunduar 6-3 për zikaltërit. Më 1935, impianti u ble nga Bashkia e Milanos, ndersa Inter filloi të luante rregullisht aty nga sezoni 1947/48. Në vitin 1980, stadiumi u rititullua në kujtimi të Giuseppe Meazza, lojtar i të dy ekipeve milaneze. Është rikonstruktuar në mënyrë tërësore për Kupën e Botës 1990, “Meazza” ka pritur ndeshjen inauguruese të Kupës së Botës dhe katër finale të Kupës së Kampionëve dhe Ligës së Kampionëve

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.