Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

69 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – “Sciuscia” Francesco Moriero, lustruesi i këpucëve

#110Inter – “Sciuscia” Francesco Moriero, lustruesi i këpucëve
Inter Club Staff

Marrëveshja më e mirë e merkatos në historinë e Interit, ose pothuajse më e mira. Francesco Moriero erdhi tek zikaltërit pothuajse rastësisht, dhe shuma e transferimit ishte qesharake: një milionë. Por kujdes: po flasim për monedhën e vjetër: një milion lireta, shifër simbolike, duke parë që kartoni i tij ishte një lloj kompensimi për blerjen nga Milani të Andrè Cruz, një mbrojtës brazilian nga Napoli i cili kishte një marrëveshje parakontraktore me zikaltërit, por që në fund ndryshoi mendje dhe zgjodhi kuqezinjtë. Për këtë arsye, Milani iu dha zikaltërve Morieron, të cilin sapo e kishte marrë me parametra zero nga Roma.

Ndodhi që Cruz tek Milan bëri shumë pak ose aspak, ndërsa “Checco” Moriero tek Inter kaloi një sezon të jashtëzakonshëm, i cili i bëri të mundur të fitonte një vend si protagonist në Botërorin e Francës, ku luajti të gjitha ndeshjet. Arriti deri atje duke shënuar gola përrallorë, si roveshata kundër Neuchatel Xamax, në Kupën e Uefa, ose një galopim mbreslënës duke kaluar lojtarët e Picancës një nga një, në një ndeshje të Serisë A që Interi i Ronaldos hasi vështirësi ta zhbllokonte. Francesco në gjysmën e pjesës së dytë mori topin brenda mesfushës së tij dhe filloi të vrapojë, si Forrest Gump. “Pasoje!” bërtiste Gigi Simoni nga stoli, por Moriero kishte parë një spirale kalimi dhe vazhdonte driblimin. Një, dy, tre kundërshtarë, para se të hynte në zonë dhe të gjente diagonën fituese. Një gol i denjë për Ronaldon, i cili në atë stadium kishte shënuar një të ngjashëm në Kupën e Italisë.

Ai mori pseudonimin “Sciuscià“, një term napolitan që përdorej për “lustruesit” e këpucëve, nisur nga gjesti që “Checco” i bëri Alvaro Recobas pas një dopiete të mrekullueshme të Uruguajanit në debutimin kundra Brescias. Prej atëhere, Moriero e bënte gjestin sikur lustronte këpucën e ndonjërit prej shokëve të ekipit, pas ndonjë goli të bukur: por në atë sezon, shpesh qëlloi që shokët e tij tja lustronin këpucën atij.

Francesco Moriero ka lindur në Lecce më 31 mars 1969. Në karrierën e tij, ka veshur fanellat e Lecces, Cagliarit, Romës e Napolit, përveç fanellëns së Interit ku qëndroi për tre sezone, duke shënuar dhjetë gola në total dhe duke fituar 1 Kupë Uefa. Me Kombëtaren Italiane numëron 8 paraqitje dhe 2 gola, të dy ndaj Paraguajit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.