Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

36 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Sektori i të rinjve zikaltër, të destinuar për tu bërë të mëdhenj

#110Inter – Sektori i të rinjve zikaltër, të destinuar për tu bërë të mëdhenj
Inter Club Staff

Turneu i Viareggios është kompeticioni më i vjetër dhe më prestigjioz, për sai përket ekipeve të të rinjve. Në 12 mars të këtij viti, do organizohet edhe edicioni numër 70, ekzaktësisht dhjetë vjet më vonë se ai që mund të konsiderohet si më i pabesueshmi nga të gjithë edicionet, për rezultatin përfundimtar dhe energjinë e shpenzuar nga fituesit: flasim për edicionin e vitit 2008. Njeriu më i rëndësishëm ishte Mario Balotelli, i cili i humbi të dy ndeshjet e para në grupe për angazhime më të rëndësishme, si psh shënimi i një dopiete në Kupën e Italisë në Torino ndaj Juventusit, i cili e bëri atë të famshëm në futbollin e madh. Ai u kthye në kohë për ta ndihmuar ekipin e tij që të kalonte grupin, falë një suksesi ndaj Piacenzas, në të cilën luante dhe një lojtar i ri i talentuar, Radja Nainggolan.

Që aty e më pas, gjithçka u bë një shfaqje unike: 4-3 ndaj Cisco Roma në fazën e 1/8, me një gol në minutën e 90 me roveshatë nga Balotelli, 2-0 në çerekfinale ndaj Cesenas me gola të Balotellit dhe Destros në kohën shtesë, 2-1 ndaj Atalantas pas 120 minutave lojë’. Dhe në fund finalja e dyfishtë: rregulli i kohës në fakt, parashikonte që në rast barazimi pas kohës shtesë, do të riluhej një finale tjetër pas dy ditësh, por në këtë rast fituesin do e vendosnin penalltitë, në rast barazimi. Inter kishte njëzet e dy lojtarë në listë, por në prag të finales së dytë me Empolin, tekniku Vincenzo Esposito kishte në dispozicion vetëm dymbëdhjetë prej tyre, për shkak të dëmtimeve dhe skualifikimeve. Djemtë shtrënguan dhëmbët dhe ia dolën të shkojnë tek penalltitë, ku të gjithë zikaltërit e realizuan gjuajtjen e tyre, Belec neutralizoi një dhe në fund Interi çoi në shtëpi, për herë të pestë këtë trofe.

Nga ajo skuadër fituese, shumë prej tyre më pas kanë fituar gjithçka me Interin, si Mario Balotelli, të tjerë vazhdojnë të jenë pjesë e Serisë A, si Joel Obi, Vid Belec dhe Mattia Destro, dikush luan në ligat e huaja si Rene Krhin dhe Luca Caldirola, e dikujt tjetër do i duhej të linte futbollin për shkak të problemeve fizike, si mbrojtësit e qëndrës Daniele Federici dhe Dennis Esposito, i cili si kapiteni i ekipit, i motivonte gjithmonë shokët e ekipit përpara ndeshjeve si dhe luajti në finale pavarësisht një tërheqjeje muskulare. Megjithatë, të gjithë me siguri që do mbahen mend për atë Turne dhjetë vite më parë, kur në 17 ditë arritën të luanin 840 minuta lojë plus shtesat e zakonshme, praktikisht sikur kishin luajtur 50 minuta çdo ditë,
Por pavarsisht kësaj, arritën të ishin më të fortë se të gjithë dhe se gjithçka.

Sektori i të rinjve të Interit ka fituar 8 Kampionate Primavera, 7 Turne të Viareggios, 6 Kupa Italie për Primaverat dhe 1 Superkupë Italie. Gjithashtu janë fituar 6 Kampionate në kategorinë “Juniores Berretti”, 7 në kategorinë “Allievi Nazionali” dhe 8 në kategorinë “Giovanissimi”. Që nga viti 2006, Qendra Sportive i është dedikuar kujtimit të Giacinto Facchettit, dhe prej aty kanë dalë lojtarë si Pandev, Balotelli, Bonucci, Martins dhe Santon.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.