Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

67 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Snajperi i pagabueshëm Wesley Sneijder

#110Inter – Snajperi i pagabueshëm Wesley Sneijder
Inter Club Staff

Në mbrëmjen e 29 gushtit 2009 publiku i San Siros zgurdulloi sytë në mënyrë të pabesueshme gjatë nxemjes së derbyt: në mesin e titullarëve të Interit është Wesley Snejjder, që ka ardhur në Appiano Gentile vetëm dy ditë më parë dhe sapo ka njohur shokët e ekipit.

Teksa tifozët kërkojnë të kuptojnë se si shqiptohet emri i tij, Wesley prezentohet në Milanon zikaltër: vrapim, driblime dhe pasimet janë bileta e tij. Në minutën e pestë të ndeshjes së tij të parë, një derby, teston portjerin kundërshtar; në minutën e 40-të bën që Gattuso të marr karton të kuq dhe në minutën e 74-të del mes duartrokitjeve të Curva Nord, pas një ndeshje për t’u admiruar. Inter fiton 4-0, një tregues perfekt në sezonin e paharruar të Tripletës. Dhe në fitoret e atij viti, kontributi i holandezit është i madh. Sneijder, një trekuartist tipik, me prekje topi të rafinuara dhe predha nga distanca, asiste vizionare dhe futje në zonë të rrezikshme. 10-shi ideal për një skuadër plot klas dhe karakter, pjesëza e fundit që i duhej Mourinhos për ekipin e tij të ëndërrave.

Falë intuitës së trajnerit portugez, që e vendos në qendër të manovrës ofansive, “Wes” jep më të mirën e tij: në 2010 fiton gjithçka me klubin dhe arrin finalen e Botërorit me Holandën, duke i shkuar afër podiumit për Topin e Artë. San Siro e përkëdhel dhe dridhet sa herë ka një goditje dënimi. Nga vendi, Sneijder shënon si me fuqi ashtu edhe me saktësi, siç ndodh në një përmbysje për t’u mbajtur mend kundër Sienas në janarin e 2010. Uljet dhe ngritjet e sezoneve pasardhëse nuk prishin kujtimin për të: për të gjithë interistët Wesley do të mbetet një snajper i pagabueshëm i triumfeve zikaltër.

Wesley Benjamin Snejjder (Utrecht, 9 qershor 1984) mbërrin te Interi në 2009 nga Real Madrid për 15 milionë euro. Si zikaltër luan tre sezone e gjysmë: 116 ndeshje dhe 22 gola. Fiton një Skudeto, një Champions Leeague, dy Kupa të Italisë, një Superkupë italiane dhe një Botëror për klube. I rritur te Ajax, në karrierë ka veshur edhe fanellat e Galatasaray dhe Nice. Është lojtari me më së shumti paraqitje me Holandën (133 ndeshje, 31 gola). Me Oranje ka luajtur në Botëroret 2006, 2010 dhe 2014.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.