Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

78 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Taribo West, mbrojtësi i Zotit

#110Inter – Taribo West, mbrojtësi i Zotit
Inter Club Staff

Karakter ekstravagant ashtu si gërshetat e tij të ngjyrosura, shpesh polemik dhe ndoshta, për të gjitha këto arsye, ai u bë idhulli i tifozëve. Taribo West kaloi portat e Pinetinas në vitin 1997 i ardhur nga medalja e artë olimpike me ekipin e tij kombëtar në Atlanta 1996. Ai ishte një mbrojtës i ri nigerian i cili u afrua nga Auxerre, mjaft i vrazhdë për hir të së vërtetës, por gjithashtu i aftë për të punuar me veten dhe të përmirësohej. U rrit shumë teknikisht dhe madje në një kohë mjaft të shkurtër. Megjithatë, përsa i përket karakterit, situata mbeti gjithmonë e komplikuar.

Ishte shumë i parregullt, si brenda dhe jashtë fushës. Dinë diçka rreth kësaj edhe këmbët e kundërshtarëve kur Taribo vendoste që ose të kalonte topi ose lojtari, por kurrë të dy. Dhe më mirë akoma karakterin e tij e dinë Lucesku dhe Lippi të cilët në disa raste do u duhej të merreshin me ekstravagancën e tij, pjesë thelbësore e një futbollisti i cili, edhe pse luan si mbrojtës, dinte se si të sulmonte në çdo rast me disa veprime gjeniale. Dhe jo vetëm në fushë. Një ditë, për shembull, e gjithë skuadra ishte në tavolinë gati për të ngrënë. Mungonte vetëm Taribo. Lippi, ndoshta edhe pak i mërzitur, e dërgoi dikë për të thirrur. Menjëherë pas kësaj, ai erdhi vetë dhe tha: “Mister, po lutesha, Zoti më tha që sot duhet të luaj “. Dhe Lippi u përgjigj: “E çuditshme, Zoti mua nuk më tha asgjë. Ulu të hash më mirë, lutu prap më vonë “.

West është i lidhur gjithashtu edhe me triumfin e parë të madh të presidentit Massimo Moratti. Ai ishte pjesë e skuadrës zikaltër, të udhëhequr nga Gigi Simoni, e cila rrëmbeu Kupën Uefa në Paris në vitin 1998, në finale kundër Lazios. Më pak se dy vjet më vonë, aventura e tij me Interin përfundoi dhe në janar të vitit 2000, ai filloi një të re, me fanellën kuqezi të Milanit. Që atëherë kanë kaluar gati 18 vjet, por për tifozët zikaltër, është praktikisht e pamundur të harrojnë Taribo West-in dhe bishtalecat e tij.

Taribo West (Port Harcourt, 26 mars 1974) mbërriti tek Inter nga Auxerre në vitin 1997 për gjashtë miliard lireta. Me zikaltërit koleksionoi 44 paraqitje, duke realizuar 1 gol dhe duke fituar Kupën Uefa në vitin 1998 në finale kundër Lazios në Paris. Në janar të vitit 2000 kalon tek Milani. Ai është kampion olimpik me kombëtaren nigeriane në Lojërat Olimplike të Atlantës në vitin 1996. Me fanellën e Nigerisë ka koleksionuar 41 paraqitje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.