Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

70 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

110Inter – Te ndjesh pasionin

110Inter – Te ndjesh pasionin
Inter Club Staff

Matteo eshte 21 vjec dhe eshte nje tifoz i madh zikalter. Prej 11 vitesh, sa here Interi luan ne shtepi, ngrihet, vishet, hip ne makine sebashku me babain Claudio dhe ben nje ore e gjysem rruge per te arritur ne San Siro nga Alessandria. Pasi arrin ne stadium ulet ne vendin e tij ne primo anello blu, ku bashke me qindra tifoze te tjere ekzalton, kendon, ben tifozllik dhe mbeshtet idhujt e tij ne fushe. Pikerisht si gjithe te tjeret. Por me nje ndryshim pak te madh: Matteo idhujt e tij nuk mund ti shikoje por vetem ti degjoje, sepse Matteo eshte i verber qe prej lindjes.

Nje kusht i vecante qe nuk e ka larguar kurre nga pasioni qe ai ka per Interin, nje pasion total qe e ka trashiguar nga babai dhe qe i bashkon ne menyre speciale: “Stadiumi arrin te me jape nje emocion unik – tregon Matteo -. Eshte babai im qe me ka transmetuar kete pasion dhe eshte shume gje e bukur ta ndaj me te. Ne San Siro arrij te perjetoj ate qe perjetojne njerezit perreth meje, ulerimat, festimet, kenget. E me pas kam babain qe me ben komentatorin e ndeshjes ne vesh, sepse as nuk duam qe te shqetesojme te tjeret, por dua ta theksoj se ai eshte nje komentator mjaft i mire”. Pas 11 vitesh tashme Matteo dhe Claudio jane prezenca fikse ne San Siro dhe Pinetina dhe fale nje takimi te pare me Massimo dhe Bedi Morattin, te cilet edhe sot jane shume afer Matteos, kane arritur te kene mundesine te takojne shume legjenda qe kane bere historine zikalter, nga Ibrahimovic tek Materrazzi, nga Mourinho tek Icardi.

“Ne San Siro arrij te perjetoj ate qe njerezit perreth meje perjetojne. Eshte nje ndjesi unike per mua.”

Keto takime kane mbetur ne zemren e Matteos, sebashku me fitoret, me trofete por edhe me humbjet, sepse, sic ai thekson, “edhe ato jane emocione per tu kujtuar”. Fale “komentimit te pesonalizuar” te baba Claudios, qe prej 11 vitesh Matteo arrin te mos humbase asnje aksion, asnje pritje, asnje gol te Interit te tij. Per cdo gje tjeter mendon San Siro, dhe britma e Curva Nord, vershellimat e kundershtareve, frymemarrjet e shpejtuara te tifozeve ngjitur me te, clirimi pas ndonje rreziku te evituar. Sepse pasioni jetohet mbi te gjitha me zemer.

Matteo eshte 21 vjec dhe eshte nje tifoz interist teper i madh. Prej 11 vitesh, sa here Interi luan en shtepi, ai nuk humb asnje ndeshje ne San Siro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.