Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

92 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

110Inter – Tre burra dhe një… fanellë!

110Inter – Tre burra dhe një… fanellë!
Inter Club Staff

Familja fisnike e Sforzës ka mbajtur Dukatin e Milanos për gati një shekull, nga mesi i viteve 1400 deri më 1535. Prandaj një mbiemër i tillë në Milano nuk mund të kalojë pa u vënë re. Ciriaco Sforza erdhi tek Inter në verën e vitit 1996 nga Bayern Munich për shumën gjashtë miliardë lireta. Mesfushori zviceran me origjinë italiane, u kërkua fuqishëm nga trajneri i atëhershëm i Interit, Roy Hodgson, dhe ishte si qershia mbi tortë e presidentit Massimo Moratti, blerja e fundit e një merkatoje për të provuar të fitojë menjëherë.

Kurioziteti për të kuptuar pse Hodgson, në mes të kaq shumë kampionëve si Bergomi, Zamorano, Ince, Zanetti dhe Djorkaeff, donin aq shumë këtë djalë 26-vjeçar: ai mbiemër në atë qytet nuk mund të jetë thjesht një rastësi. Në fushë, megjithatë, gjërat shkuan shumë ndryshenga sa kishin imagjinuar tifozët, të “mashtruar” nga goli triumfues i shënuar në ndëshjen e parë të kampionatit ndaj Udineses, shkëndija e vetme në 26 paraqitjet në Serie A. Sforza luan gjithsej 40 ndeshje, shënon katër gola dhe vazhdimisht vuan bashkëjetesën me Paul Ince, çka e çon në largimin e paevitueshëm në fund të sezonit.

Sforza kthehet në Gjermani, ndërsa në Milano vjen Ronaldo Fenomeni. Edhe pse në fushë dy lojtarët nuk kanë luajtur kurrë bashkë, është kinemaja ajo qëe bën Sforzën të mbahet mend edhe pas më shumë se njëzet viteve. Në filmin “Tre burra dhe një këmbë” nga Aldo, Giovanni dhe Giacomo, Aldo i jep Giacomos të shtruar në spital pizhamet e tij, fanellën e Sforzës, sepse “ajo e Ronaldos kishte mbaruar”. Një skenë e bërë kult, e cila është përmëndur dhe bërë e njohur nëpër breza. Sepse nuk ka rëndësi se sa ke luajtur, sa ke shënuar apo se sa deciziv ke qënë. Të gjithë kujtojnë atë 26 vjeçarin që mbërriti në Milano verën e vitit 1996. E nëse numri dhjetë I fenomenit Ronaldo ishte në fushë, nuk kishte asnjë dyshim që numri 21 i Ciriaco Sforzas ishte ylli I vërtetë në kinema.

Ciriaco Sforza (Wohlen, 2 mars 1970) mbërriti tek Inter në verën e vitit 1996 për gjashtë miliard lireta nga Bayerni i Mynihut. Tek Interi ai ka koleksionoi 26 paraqitje dhe një gol të shënuar në Serie A, tre paraqitje në Coppa Italia dhe 11 në Uefa Cup me tre gola të shënuara. Goli në ndehsjen e parë, i cili është me vlerë tre pikë ndaj Udineses më 8 shtator 1996, iluzionoi tifozët zikaltër, por mbeti e vetmja shkëndijë në Serinë A. Në fund të sezonit 1996/97 ai u kthye në Gjermani tek Kaiserslautern.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.