Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

73 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

110Inter – Una vita da mediano

110Inter – Una vita da mediano
Inter Club Staff

Nga nje rivenie e gjate nga mbrojtja, Oriali hidhet, kap topin me koke per ta larguar por nuk e kupton qe nga prapa po vinte Tassoti i cili me nje goditje te denje per kung-fu pothuajse e shperfytyron: 36 te qepura dhe fytyra qe shpeton vetem fale nje nderhyrjeje super te gjate kirurgjike. Eshte 25 tetori i 1981 dhe ne San Siro po luhej Derby. Eshte nje ndeshje speciale sepse ishte ndeshja e pare pasi Milani ishte ngjitur nga Serie B. E 20 minuta perpara se Tassoti te bente ate nderhyrje vrastare, ishte pikerisht Oriali qe me golin qe kishte shenuar, vendosi edhe fatin e asaj ndeshje.

Menyra me te cilen Oriali e interpretonte futbollin mund te kuptohet edhe nga gjithcka cfare ndodhi ne ate ndeshje. Goditje te mara, beteja ne mesin e fushes por edhe vendime decizive perpara portes. Sepse Oriali ka qene si nje mesfushor (mediano) si ato qe “nuk lene rehat” kundershtaret kemba-kembes, por ai per skuadren kishte edhe kembe te sakta dhe nuhatje goli. E ne fakt ai gol ne ate derby nuk ishte nje rast i izoluar: kunder Milanit ai shenoi 6 gola nga 43 ne total qe shenoi me Interin. E pas tridhjete vitesh nga ai episod me Tassotin, ai e tregon keshtu derbyn e Milanos: “Eshte ndeshja qe kam dashuruar me shume. Derby kurre nuk me ka friksuar, perkundrazi, me motivonte ne menyre speciale.”

“Eshte ndeshja qe kam dashuruar me shume. Derby kurre nuk me ka friksuar, perkundrazi, me motivonte ne menyre speciale.”

“Una vita da mediano”, nje nga kryeveprat e Luciano Ligabue eshte frymezuar pikerisht nga figura e Leles, sic miqte e therrasin ate. Gianni Brera dhe fantazia e tij e perhershme per te vene pseudonime, beri qe shume ta njihnin si “Piper”, nje nga shampanjat me antike franzese. Kjo jo sepse ai kishte qef te pinte, por per kapacitetin e tij ne fushe per te qene i paparashikueshem dhe shpesh here i ftohte. Tek Interi luajti per 13 sezone duke luajtur ne total keshtu 394 ndeshje duke fituar dy Kampionate dhe dy Kupa Italie. E pervec ngjyrave zikalter ai e lidh figuren e tij edhe me kombetaren Italiane ku ne 1982 luajti nje finale heroike me Gjermanine ndaj te ciles edhe triumfoi. Sepse, sic kendonte nje rroker i njohur i Reggio Emilia (Ligabue). “anni di fatica e botte / e vinci casomai i Mondiali” do te ishin fjalet e duhura per ta pershkruar ate.

Gabriele Oriali ka lindur ne 1952 dhe eshte rritur futbollistikisht tek Interi me te cilen debutoi ne moshen 18 vjecare ne sezonin 1970-1971, viti i kampionatit numer 11. Me zikalterit ai ka luajtur per trembedhjete sezone, duke fituar edhe nje Kampionat dhe dy Kupa Italie. Ne vitin 1983 u transferua tek Fiorentina perpara se te terhiqte nga futbolli i luajtur dhe me violat luajti per kater sezone. Me bluzen e kombetares ka luajtur 28 ndeshje duke u shpallur edhe Kampion Bote ne 1982. Si drejtues i Interi fitoi pese kampionate, nje Kupe Kampiones dhe tre Kupa Italie dhe tre Superkupa Italie.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.