Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

970 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Handa:”Duket qe po punojme mire. Me pak gjuajtje ne porte, merita e te gjitheve. Tani…”

Handa:”Duket qe po punojme mire. Me pak gjuajtje ne porte, merita e te gjitheve. Tani…”
Donald Elmazi

“Jemi permirsuar, por duhet te shohim se ku do jemi pas 20 ndeshjeve. Me pak gjuajtje ne porte? Merita e te gjithe skuadres”. Keshtu flet Samir Handanovic per kete fillim sezoni te Interit per mikrofonat e SkySport 24. Portieri zikalter ka theksuar rritjen e skuadres, por gjithmone duke i mbajtur te gjithe me kembe ne toke: “Po permirsohemi, po njihemi te gjithe me mire, por ka kaluar shume pak kohe dhe shpresoj se do permirsohemi me shume. Kane kaluar pak ndeshje keshtu qe do shohim se ku do jemi ne fund te kampionatit”.

PROVA E TRESHES- Jane per tu perballur Fiorentina, Cagliari dhe Roma:“Duhet te mendojme si skuader. Gjuajne me pak ne porte? Eshte merita e te gjtiheve, po stervitetim per taktiken dhe per mbrojtjen dhe nese vazhdojme keshtu do jemi ne rrugen e duhur. Tani vijne tre ndeshje shume te veshtira qe do tregojne se si jemi ne. Po ndryshon pak, sepse edhe vitin e kaluar e nisem mire”.

MENTALITETI- “Nese nje vit me pare kishim nje mentalitet humbes? Nuk eshte e drejte te thuhet keshtu. Ne fushe e tregojme punen e bere gjate javes. Mendoj qe nje sezon kaq i komplikuar mund te na sherbeje per te mesuar nga gabimet tona, tani kemi ndryshuar dhe objektivi eshte te rikthehemi ne Europe”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.