Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

205 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – 19 dedikime

SPECIALE – 19 dedikime
Inter Club Staff

Interi jo vetem ka fituar, por ka sterfituar Skudeton. Zikalterit ne nje pike te kampionatit, kane ecur me nje shpejtesi te jashtezkonshme sa askush nuk e ka pasur me te mundur ti ndjeke.

Dhe keshtu ka ardhur edhe Skudeto numer 19 per Interin, ne kulmin e nje sezoni te komplikuar e me dhjetra probleme.

Por kjo eshte nje merite shume e madhe e lojtareve dhe eshte koha per ti thene te gjitheve faleminderit atyre qe kane derguar Interin ne triumf. Lojtare, staf dhe jo vetem.

Le ti marim me radhe, 19 dedikime per Skudeton e 19:

1) Familjes Zhang, sepse rruga ka qene e veshtire, por e vendosur qarte qe tek bazat. Me perjashtim te ndonje gabimi per shkak te vleresimit te gabuar, Steven dhe Jindong kane derguar Interin jo vetem ne krye te Italise, por e kane kthyer ne nje klub me ide te qarta dhe vizion te madh.

2)  Per Spallettin, sepse historia nis pikerisht aty, nga ai menaxhim qe ai ka bere per Interin me dinjitet te larte sportiv dhe nje vend ne Champions League.

3) Per Ranocchia, Handanovic, Brozovic, Perisic, Gagliardini e D’Ambrosio, njerez qe djersisin ne Appiano Gentile prej shume sezonesh dhe nuk jane dorezuar ne asnje moment duke marre keshtu edhe kompesimin e duhur. Po ashtu si ata edhe te tjere qe nga Pinetina jane larguar: Palacio mbi te gjithe.

4) Per Vecino, sepse ajo goditje me koke ndaj Lazios kaa qene momenti me i larte i historise se koheve te fundit te Interi deri ne 2020. Nje fragment deciziv qe ka vendosur historine.

5) Per Skriniar, De Vrij dhe Bastoni, sepse ne fund ai mur qe u ndertua me ardhjen e hollandezit ne Milano doli te ishte i vertete per deshperimin e sulmuesve kundershtar.

6) Per Barella, ‘djalin’ e Nicola Berti’, dhe per Sensin, gjenialin e pafat: e ardhmja mbetet per te dy shume e madhe, por e tashmja shkelqen.

7) Per Eriksen, i afte qe te hedhe ne toke cdo shije te hidhur dhe te konfirmohet me klasin e tij kristalin, duke shenuar edhe golin Skudeto.

8) Per Hakimi, i fundit i nje serie me mbrojtesa te tmerrshem te krahut te djahte tek Interi e per Sanchez, qe nuk eshte me Nino, por mbetet Maravilla.

9) Per Vidal dhe Kolarov, qe edhe pse me shume probleme fizike, kane qene deciziv ne momente kyce te sezonit: kliani me golin ndaj Juventusit dhe serbi me nje levizje ne Kupen e Italise qe dergoi Ibrahimovic perpara kohe me te kuq jashte fushe dhe ishte ai momenti i parakalimit psikologjik ndaj Milanit.

10) Per Darmian, “heroi rastesia” ne momentin me kyc te sezonit. Ne fytyren e te gjitheve atyre qe u tallen me blerjen e tij.

11) Per ata qe kane marre shume pak minuta kete vit si Young, Pinamonti, Radu dhe Padelli, por qe kurre nuk kane bere asnje gjysme polemike.

12) Per kedo qe ka folur per falimentim, per gjykata, qe cdo gjashte muaj perserit “lojtaret e medhenj te Interit do te shiten ne kete merkato”. Zhurma e armiqve eshte karburant shume i vleresuar ne Appiano. Historia e ka treguar.

13) Per interistat e trishtuar se juventinat do shkaterronin Interin  qe jane mbajur fort deri ne fund. Mbase do kishin preferuar qe titullin ta fitonte Juventusi apo ata te “Pioli is on fire” qe tu dilte e vetja. Me vjen keq.

14) Estetisteve te lojes, qe prej muajsh na flasin per lojen e bukur, qe e vleresojne futbollin si nje materie etike. Nese Interi luan keq (por cfare do te thote te luash mire ose keq? Kush e vendos), imagjino se si luajne ato qe jane prapa 13, 18 apo 27 pike.

15) Drejtuesve, sepse me klubin ka pasur shume probleme, por ata kane mbajtur anijen te pa rrezikuar edhe ne kohe stuhie.

16) Per Lu-La, dyshen e endrrave: dy sulmuesa vdekjeprures dhe po aq altruist. Lautaro nuk luan si Messi ne Katalonje e mbase kurre sdo e beje, por mjafton keshtu si eshte. Lukaku… “po, ky njeri e meriton cdo cent te shpenzuar per te”.”

17) Per Orialin, interizmi dora vete, gjithmone perkrah cdo tranjeri fitues tek Inter: Mancini, Mourinho dhe tani Conte. Eshte nje njeri me mision zikalter.

18) Per Conten, sepse cdo arritje ka nevoje per nje njeri te madh dhe te respektueshem. Kesaj radhe e kaluara personale e ka bere gjithcka me te komplikuar. Por puna dhe serioziteti flasin per te, pertej rezultateve. Tani shahet vetem nga zilia sepse aktualisht ne Serie A eshte me i miri.

19) Tifozeve, qe edhe pse kaq shume larg kane qendruar po aq shume afer. Ne nje nga sezonet me te zeza te futbollit, por kane zgjedhur te jene nga ana e klubit. Interi ka ditur qe ti ofroje te apasionuarve te saj nje krenari te re. Nje vllazeri pertej cdo barriere, nje dashuri qe nuk ka te krahasuar. Por ka ende shprese, shume pasion dhe shume ndenje. Ky eshte vetem fillimi por tani eshte momenti i gezimit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.