Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

532 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

3 PRO dhe 3 KUNDER – Ja 3 motive pse Martinez mund t’ja dale ne Itali dhe 3 perse mund te deshtoje!

3 PRO dhe 3 KUNDER – Ja 3 motive pse Martinez mund t’ja dale ne Itali dhe 3 perse mund te deshtoje!
Inter Club Staff

Ne ditet e fundit jane larguar edhe dyshimet e fundit per sa i perket te ardhmes se Lautaro Martinez: ai nga sezoni i ardhshem do te veshe bluzen zikalter.

Keshtu, talenti me i madh i kampionatit argjentinas sot per sot, do te jete goditja e pare e Ausilios per sezonin e ri dhe klubi zikalter nuk ka shpenzuar pak per te: rreth 28 milione dollare!

Por kush eshte ne te vertete Lautaro Martinez?

Ai ka lindur ne 1997, peshon 72 kilogram dhe eshte i gjate 174 centimetra. Per here te pare eshte grumbulluar edhe me kombetaren argjentinase.

Ai eshte rritur tek te rinjte e Racing dhe e ka nisur karrieren e tij si mbrojtes, por ka avancuar vit pas viti duke u bere nje sulmues i mirfillte.

A do ja arrije te beje diferencen ne Itali, Lautaro? Te shohim bashke 3 motivet se pse ai mund t’ja dali dhe 3 motive pse mund te deshtoje!

PRO:

#1 – Eshte shume i ri: nese do te rritet nen hijen e Mauro Icardit mund te behet me te vertete nje nga lojtaret me te mire ne bote sepse asnje nga cilesite qe duhet nuk i mungojne. Eshte shume i shkathet ne fushe, kualitetet teknike mbi normalen dhe kapacitete per te dribluar. Te gjitha keto jane karakteristika fondamentale per nje sulmues modern.

#2 – Di te gjuaje shume mire me te dyja kembet por mos kujtoni se nuk di te gjuaje me koke: edhe ashtu shenon. Nderkohe, freskia e tij mund te sjelli lajme te mira per sa i perket skuadres zikalter qe shpesh here ka treguar se freskia i mungon!

#3 – Ka disa fakte ne historine e Lautaros qe e lidhin me ngjyrat zikalter: ne fakt debutimi i tij i pare ne Primiera Division ka ardhur pikerisht duke zevendesuar Princin Milito qe personalisht e ka quajtur si pasardhesin e tij. Interi ka pasur gjithmone nje aleat te forte tek Racing per te siguruar lojtarin dhe ekziston ndjesia se eshte e veshtire te perseritet nje rast i dyte “Gabigol”.

milito.jpeg

KUNDER:

#1 – Do te duhet kohe per ta pare teksa luan ne maksimumin e ti ne kampionatin tone, mbase shume: Lautaro eshte mesuar me hapsirat qe jepen nga mbrojtjet argjentinase dhe ai kampionat ka nje nivel mesatar mbrojtesash. Ne Itali do te jete komplet dicka tjeter!

#2 – Karakteristikat fizike te lojtarit te ri duhen ripare: parashikohen pasdite te gjata ne Appiano Gentile ku djaloshi ne palester do te tentoje te rrise masen e tij muskulore: sot per sot, me ato muskuj, do te merej perpara nga gjysma e mbrojtesve te Serie A.

#3 – Raporti ne fushe me Icardin mbetet nje pikepyetje. Mauro eshte mesuar tek Interi qe te jete sulmues i vetem ne zone ne modulin e Luciano Spallettit. Do i takoje pikerisht teknikut zikalter te gjeje nje sistem loje qe ti jape mundesi dy argjentinasve te kuptohen me njeri-tjetrin atje perpara.

Ne cdo rast, ai eshte nje lojtar i Interit tashme.

Related image

Do i takoje fushes te flase per te. Tifozet zikalter deri me sot kane shijuar golat dhe paraqitjet e tij dhe kane ferkuar duart! Sikur te bente te njejten gje si atje edhe ne Serie A do te ishte mjaftueshem shume per Interin.

Por premisat thone se ai mund te beje shume me shume!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.