Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

380 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

35 ndeshjet e para te Interit: Mou me fituesi,pas tij Strama. Mazzarri i parafundit para…

35 ndeshjet e para te Interit: Mou me fituesi,pas tij Strama. Mazzarri i parafundit para…
Donald Elmazi

Ka nje statistike shume interesante lidhur me shtate tekniket e fundit tek Inter ose me mire ata qe kane arritur te realizojne 35 ndeshje radhazi ne drejtimin e skuadres zikalter: Hector Cuper, Alberto Zaccheroni, Roberto Mancini, Jose Mourinho, Claudio Ranieri, Andrea Stramaccioni dhe Walter Mazzarri. Keta teknike jane marre ne konsiderate nga statistika.

Cili nga keta ka fituar me shume ndeshje? Kush ka bere me keq nga te gjithe? Duke analizuar te dhenat del qe me i miri absolutisht eshte Jose Mourinho, fituesi i tripeltes dhe tekniku me i dashur nga te gjithe zikalterit, te pakten te atyre te gjenerates se re. Portugezi ka arritur 63% te fitoreve ne 35 ndeshjet e tij te pare ziaklter duke arritur 22 fitore, 9 barazime dhe 4 humbje.

Pas Mourinhos renditet Andrea Stramaccioni; tekniku roman ka nje perqindje pak me te ulet se sa “magjistari i Setubalit”. Me 21 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje, Stramaccioni arrin nje perqindje te barabarte me 60%.

Ne podium ngjitet dhe Hector Cuper, me 57% fitore nga 35 ndeshje: 20 fitore, 9 barazime dhe 6 humbje. Kjo eshte arritja e teknikut argjentinas.

Jane ne barazimi Claudio Ranieri dhe Roberto Mancini, dy tekniket italiane renditen ne vendin e katert me te njejten perqindje: 49%. Te dy kane arritur 17 fitore, por Mancini ka marre me shume pike ne total, 39 kunder 26 te Ranierit. Kjo fale 18 barazimeve dhe 0 humbjeve  te teknikut aktual te Galatasarayit. Ranier, ne fakt ka humbur 13 dhe ka barazuar 5 prej tyre.

I parafundit  ne klasifikim eshte Walter Mazzarri. Tekniku nfa S.Vincenzo ka nje perqindje fitoresh prej 40%: jane 14 fitore ne kampionat, po njelloj si barazimet, gjithashtu edhe 7 humbje.

Vendi i fundit mbahet nga Alberto Zaccheroni, me nje perqindje prej 37% te fitoreve nga 35 ndeshje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.