Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,530 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Icardi menjeher LIDER, Perisic shperthyes, Handanovic perfekt!

NOTAT: Icardi menjeher LIDER, Perisic shperthyes, Handanovic perfekt!
  • On 20/08/2017, 23:31

HANDANOVIC 7 – Dy pritje mahnitese. Ne pjesen e pare kunder Simeone dhe ne te dyten ajo e Babacar. E ndihmon edhe shtylla, me mire nuk mund te niste.

D’AMBROSIO 6 –  Nje ndeshje e mire e tij, ne krahun e te cilit nuk pati dhe shume probleme. Ishte ne nje form te mire, krijoj goxha perpara por edhe mbylli disa raste mbrapa. Me Candreven kuptohet mire.

SKRINIAR 6,5 – Per ata qe kishin akoma dyshime, erdhi koha e ndeshjes ne Meazza. Shnderrohet ne nje gjigand kur kerkon ta kalosh, rikuperon edhe ndonje gabim te shokeve.

MIRANDA 6,5 – Me eksperiencen e tij eshte ai Security i mbrojtjes zikalter. Nderhyn gjithmone ne kohen e duhur.

NAGATOMO 6 – E nis si protagonist pasi nga nje top i tij Icardi fiton penalltine qe solli avantazhin. Dias e ve ne veshtiresi, mundohet te sulmoje. Ben edhe disa gabime teknike.

VECINO 6 – I qete, nuk ndihet shume, vrapon dhe tregon se zoteron teknike. Nese do kishte instiktin e sulmit do ishte me i kompletuar. Tregoht i zoti ne rikuperimin e topave dhe nderpret mjaft aksione te kundershtareve.

BORJA VALERO 7 – Per Spallettin eshte ai kyci i mesfushes zikalter. Behet protagonist edhe kur nuk e prek topin. ‘JOAO MARIO 6,5 – Menjeher protagonist, shperqendron gjithmon mbrojtjen viole. Krijon shume dhe nxjer nje krosim perfekt ne golin e 3 te Perisic.

CANDREVA 6,5 – Luajti edhe si trekuartist, i hapte shpesh rrugen ne krah D’Ambrosios. Kur ka hapesire dhe ngre koken athere ben gjithmon gjen e duhur. Mund te ishte me deciziv.

BROZOVIC 6,5 – Eshte ai “e reja” e pare e Spallettit, rezultoj nje zgjedhje e zgjuar. Vrapon pafund e nxjer disa topa me mjaft inteligjence. Ndonjehere e humbet perqendrimin, por eshte i gjalle ne loje.71′ GAGLIARDINI 6,5 –  Futet ne loje me personalitet: vrapon, rikuperon topa dhe sherben mjaft mire shoket.

PERISIC 7 – Krijon dhe mbron, eshte protagonist kudo si ne sulm ashtu edhe ne mbrojtje. Luan me shpirt dhe vrapon ne cdo cep te fushes. Mekat per disa gabime te vogla ne fazen finale. Shperthyes.

ICARDI 7,5 – Pushimi i fazes pergatitore duket se i ka bere mire, ose ndoshta nga entuziazmi i grumbullimit ne kombetare. E tregon mjaft mire, shenon 2 gola ne 15 minutat e para. I afrohet edhe tripletes. Menjeher Lider.’83’ EDER pa note.

SPALLETTI 7 – Debutim luksi ne Meazza, edhe pse nuk u duk plotesisht i kenaqur me skuadren. Na surprizon me Brozovic e Nagatomo, por Inter ishte menjehere i rrezikshem ne zonen kundershtare. Rezultati i punes se tij eshte i dukshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.