Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 1, 2020

Scroll to top

Top

218 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

4 ndeshje 3 gola: Icardi ne UCL me mire se…

4 ndeshje 3 gola: Icardi ne UCL me mire se…
Ardis
  • On 28/11/2018, 14:09

Mauro Icardi ne kerkim te golit te pare “anglez” ne Champions League: deri me tani argjentinasi ka luajtur vetem nje here ne Angli me bluzen e Inter-it dhe kjo ka ndodhur kur Interi luante ne Europa League ne ndeshjen kunder Southampton ku Inter-i mposhtet nga Saints.

Icardi kete vit ka bere debutimin e tij ne Champions League dhe ka realizuar 3 gola ne 4 ndeshje, nje statistike me e mire ne krahasim me Ronaldo-n dhe Messi-n. Icardi, sic e thekson Corriere dello Sport, ka mposhtur Cavanin (5 ndeshje per te realizuar 3 gola), Dzeko (5), Neymar (6), Mbappe (6), Mané (6), Suarez (8), Lewandowski (9), Mertens (9), Mandzukic (10), Salah (12), Insigne (13) e Higuain (22).

Kush ka bere me mire se Icardi? Midis bomberave boterore, Aguero dhe Lukaku qe i duhen vetem dy ndeshje per te realizuar 3 gola ndersa Bale ka realizuar 4 gola ne 3 ndeshje fale tripletes te realizuar kunder Inter-it me bluzen e Tottenham.

Benzema ka arritur te realizoje 3 gola ne 3 ndeshjet e para ne Champions League, e njejta gje edhe per Firminho-n ndersa Kane ka realizuar 4 gola ne 4 ndeshje e para.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.