Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

515 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Wanda Nara: “Nuk e di pse flisni vetem per kete gje. Nuk ka nje teme rinovimi, Icardi me Interin…”

Wanda Nara: “Nuk e di pse flisni vetem per kete gje. Nuk ka nje teme rinovimi, Icardi me Interin…”
Inter Club Staff

Nga studio televizive e emisionit ‘Tiki Taka’ ku ajo nga ky vit eshte veshur si opinioniste, Wanda Nara ka folur perseri per burrin e saj, Mauro Icardi dhe te ardhmen e tij. 

Icardi kete fundjave arriti te shenonte nje dopiete duke i dhene Interit fitoren dhe Wanda eshte pare shume e lumtur per kete fakt.

Keto kane qene fjalet e saj:

“Une jam shume e lumtur. Por kam qene gjithmone e qete. Ankthin per golat e Mauros e kishit ju, jo une.”

“Golat ne Champions League? Jane shume te rendesishem. Per ate, Cristiano Ronaldon dhe shume lojtare te tjere Champions League eshte kompeticioni me i rendesishem pas Kombetares.”

“Derby? Kam pyetur tifoze keto dite se ke do te zgjidhnin te fitonin: derbin ndaj Milanit apo ndeshjen ndaj Barcelones dhe pothuajse te gjithe me kane thene: duam fitore me Milanin, duam derbin.”

“Kjo ndeshje eshte shume e rendesishme per te gjithe popullin interist por edhe per Icardin.”

“E ardhmja dhe rinovimi? Nuk e di pse flisni vetem per kete gje. Nuk ka nje teme rinovimi. Ai ka nje kontrate trevjecare me Interin.”

Sipas asaj qe ka konfirmuar Wanda Nara, ne shtepine zikalter nuk ka asnje ceshtje Maurito Icardi ne kete moment dhe rinovimi nuk eshte nje prioritet duke pare edhe vitet e mbetura ne kontrate per lojtarin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.