Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 24, 2021

Scroll to top

Top

4,449 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

5 levizje per t’u kthyer ne krye: Toure prioritet, Jovetic per sulmin. Marchetti zevendesuesi i Handanovic dhe ne mbrojtje…

5 levizje per t’u kthyer ne krye: Toure prioritet, Jovetic per sulmin. Marchetti zevendesuesi i Handanovic dhe ne mbrojtje…
Bujar Berishaj

“Kater, apo me mire pese levizje per te rikthyer Interin ne krye”, me keto fjale SkySport24 njofton te gjitha levizjet e merkatos se klubit te Erick Thohir per t’u kthuer konkurrues per objektiva te rendesishem.

PRIORITETI – Objektivi kryesor i merkatos zikalter eshte Yaya Toure. Inter pret qe lojtari t’i komunikoi klubit te tij qellimin per te u larguar, per te pasur nje pozite me te mire me Cityn qe, aktualisht, kerkon rreth 20 milion euro per mesfushorin. Ardhja e Toure, per te cilin eshte parapare nje kontrate kater vjecare me rreth 6 milion ne sezon, eshte prioritet edhe per te garantuar qendrimin e Roberto Mancini dhe per te frenuar dyshimet eventuale dhe nervozizmin e teknikut.

SULMUESI I DYTE – Duke deshtuar ne tentativen per te arritur tek Paulo Dybala, mbetet nevoja per t’i mbeshtetur Icardit nje sulmues te dyte qe eshte ne gjendje edhe ta bej argjentinasin qe te marr fryme. Kandidati numer nje eshte Stevan Jovetic. Sa i perket argjentinasit, klubi zikalter synon te rregulloj edhe detajet e fundit per rinovimin e kontrates ne oret e ardhshme.

PORTIERI – Duke nderprere tratativat per rinovimin e Samir Handanovic – slloveni deshiron te largohet per te luajtur ne Champions League -, objektivi kryesor behet Federico Marchetti, 32 vjecar portier i Lazios. Me e veshtire te arrihet tek Cech apo Perin, i cili do te rinovoi kontraten e tij me Genoan.

MBROJTJA – Pas ardhjes se Murillo nga Grananda, Inter vazhdon te leviz per te forcuar nje repart qe ne kete sezon shpesh ka futur uje.

HAPI DECISIV – Hapi decisiv varet nga ekipi. Sic ka deklaruar sot Moratti, Mancini priste me shume grinte dhe uri nga ana e lojtareve te tij. Tekniku zikalter duhet te jete i mire qe te nxjerr nga lojtaret e tij keta perberes qe mungojne per te bere ate hapin e kualitetit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.