Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

462 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

5 ndeshje, 13 gola: Puscas, numra te pabesueshem dhe perulesi. I kerkojne nje foto dhe ai…

5 ndeshje, 13 gola: Puscas, numra te pabesueshem dhe perulesi. I kerkojne nje foto dhe ai…
Ardi Deda

13 gola ne 6 ndeshje. Ose me mire 5 ndeshje sepse kunder Perugias George Puscas nuk ishte (ne ate rast Primavera fitonte 7 me 0 me 4 gola te Bonazzoli, 2 te Ventre dhe nje te Yao). Sulmuesi zikalter, qe te gjithe e therrasin Puski, eshte protagonist i padiskutueshem i derbit te luajtur sot ne mengjes ne Vismara, ne shtepine e “armikut”. Tribunat jane te mbushura plot, ndeshja ka ndjesine e ndeshjeve te rendesishme dhe jo vetem sepse ne tribune eshte Erick Thohir (dukshem i kenaqur me djemte e tij) dhe pjesa me e madhe e dirigjences zikalter. Inter niset menjhere me ritme te larta dhe pas 10 minutash tabela tregon avantazhin e zikalterve me 2 gola: ate te Camara dhe Puscas. Milan duket ne veshtiresi, ne mbrojtje shkundet dhe vuan inkursionet e zikalterve. Ne fakt skuadra e Vecchi ka nje aftesi vresese per te sulmuar ndeshjet nga minuta e pare. Me pas kuqezinjte marin nje penallti mbi Vido dhe shkurtojne distancat. Milani ngre koken dhe ve ne veshtiresi zikaltrit. Vetem ne fund dhe jo pa ndonje rrezik Inter mbyll ndeshjen me dy gola te tjere te Puscas. Fitorja eshte e paster, skuadra ka ruajtur rezultatin ne fazat me te veshtira te ndeshjes dhe mbi te gjitha nuk ka pushuar se krijuari loje.

I kenaqur Stefano Vecchi qe komplimenton aftesine e skuadres per te rezistuar ne momentet e veshtira dhe thekson karakteristikat e sulmuesit zikalter: “Puscas? Komod sepse e dime qe kur topi shkon aty, ai dicka e krijon, por duhet thene qe ka nje skuader prapa kraheve qe sulmon, qe vrapon dhe qe luan futboll, dhe ai vete eshte nje djalosh qe vihet ne dispozicion te te gjitheve, di te sakrifikohet ne menyre perfekte per skuadren. Kur me pyesin dicka per Puscas u them gjithmone qe eshte nje sulmues modern, sepse kur ka luajtur me hapur per ti lene hapesira Bonazzolit, ka bere gola si sulmues krahu. Duhet te vazhdoje keshtu dhe te permiresohet”.

Edhe George Puscas eshte paraqitur sot para mikrofonave dukshem i kenaqur. Eshte nje sulmues dhe si i tille jeton per golat. Eshte mesuar mire. Diten qe nuk do te shenoje do te pyesim veten nese eshte mire. Buzeqesh. Frymezohet nga Ibra. Roli i preferuar? Ka pak rendesi nese do te luaj si sulmues i pare apo si anesor i majte. Ne fund shenon gjithmone. E gjejme jashte dhomave te zhveshjes duke u pritur nga tifozet e shumte qe i kerkojne nje foto. Vihet ne dispozicion te te gjitheve por pas shume fotografive tregon shokun Camara dhe thote: “Duhet te beni me te fotografi. Eshte ai fenomeni i vertete”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.