Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

990 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

65 vite me pare: Inter-Torino, ndeshja e fundit ne Serie A e Grande Torino

65 vite me pare: Inter-Torino, ndeshja e fundit ne Serie A e Grande Torino
Ardis
  • On 30/04/2014, 15:13

Ekzaktesisht 65 vite me pare. Ishte 30 Prilli i 1949, dhe Torino zbriste ne fushen e San Siros kunder Interit, ne ndeshjen te vlefshme per javen e 34 te Serie A 1948-1949, per ate qe sigurisht ishte ndeshja kulminante e sezonit. E para kunder te dytes: Torino kishte dy rezultate nga tre, ishte e mjaftueshme per te parandaluar nje humbje per te kryer nje hap deciziv drejt scudetos se gjashte te historise se saj. Keshtu ne San Siro: Torino, zbret ne fushe pa kampione te kalibrit te Maroso-s, Grezar dhe Mazzola, arrin te perballoje sulmet e Lorenzi-t dhe Amadeit, fale edhe disa nderhyrjeve te papara te Bacigalupo-s, dhe merr ne shtepi nje rezultat 0-0 qe do te thoshte shume per Scudeton. E gjitha kjo vetem 5 dite perpara aksidentit tragjik qe nderpret parabolen e nje skuadre qe ishte bere tashme Legjende.

Ja dhe te dhenat e e asaj ndeshje historike e 65 viteve me pare.

INTER-TORINO 0-0
INTER: Franzosi, Guaita, Pian, Fattori, Giovannini, Achilli, Armano, Lorenzi, Amadei, Campatelli, Nyers I.

TORINO: Bacigalupo, Ballarin, Martelli, Castigliano, Rigamonti, Fadini, Menti II, Loik, Gabetto, Schubert, Ossola.

ARBITER: Gemini di Roma

Spektatore: 37.000 spektatore e barazvlefshme me 27 milione lireta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.