Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

439 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

A Bola – Inter, nje emer totalisht i ri per sulmin nga Porto: ja detajet!

A Bola – Inter, nje emer totalisht i ri per sulmin nga Porto: ja detajet!
Inter Club Staff

Do te jene krahet repartet ku Interi do te tentoje te nderhyje ne merkato me prepotence per te perforcuar skuadren ne sezonin e ardhshem.

Marotta dhe Ausilio po tentojne disa emra dhe po bejne sondazhet e tyre. Nderkohe qe ditet e kaluara eshte folur per Marcos Alonso, Emerson Palmieri apo edhe deri tek Filip Kostic i Eintracht, duket se ka dale ne pah nje emer i ri.

Lajmet sot kane ardhur nga Portugalia ku e perditshmja A Bola flet per nje objektiv te ri te Interit.

Sipas tyre, zikalterit po shohin me kujdes sulmuesin e krahut te Portos qe eshte i datelindjes 1993.

Behet fjale per Corona, titullar prej disa sezonesh tek skuadra portugeze dhe qe ka zhvilluar paraqitje shume te mira me kete klub.

Pranadaj Jesus Corona ka nxitur interesin e shume skuadrave europiane. Ne kete moment ama, cmimi i lojtarit eshte shume i larte: plot 50 milione euro dhe Porto ka per qellim qe ta shese sa me shtrenjte lojarin e saj edhe pse nga FPF ajo eshte e detyruar te beje nje shitje te rendesishme.

Per meksikanin interesohet gjithashtu edhe Roma, Sevilla, Valencia, West Ham, Everton dhe Schalke 04 te cilat kane treguar interes per te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.