Politano: “A e dini qe eshte faji im qe Brozovic shpiku levizjen e krokodilit? Ja pse. Conte? Ai deshiron te fitojme gjithmone.”
Po afrohet Inter-Lazio e cila do te luhet sot ne darke ne Meazza dhe protagonisti i matchday programme i Interit eshte Matteo Politano.
Programi sapo eshte publikuar pak me pare dhe fjalet e italianit kane qene mjaft gazmore sepse ka folur edhe per levizjen e krokodilit te Marcelo Brozovic.
Ja fjalet e Polit: “Kam pasur gjithmone obejktiv ne karrieren time qe te luaj ne nje skuader te madhe. Te luash ne Champions League dhe te luftoj per kampionat ka qene endrra ime gjithmone.”
“Sekreti? Te stervitesh cdo dite fort duke kerkuar qe te permiresohemi gjithmone.”
“Tifozet? Kemi nje publik te mrekullueshem neve. Sezonin e kaluar na kane shtyre ata drejt Champions perseri me mbeshtetjen e tyre.”
“Tani ka ardhur Conte, eshte nje njeri qe deshiron te fitoje gjithmone. Pastaj ketu kane ardhur shoke te rinj dhe me kulturen e tyre te lojes dhe eksperiencen qe kane sjelle po punojme me seriozitet dhe qetesi.”
“Jemi te gjithe te gatshem per te bere te lumtur popullin zikalter. Ne kohen e lire une shikoj tenis dhe Formula 1, por futbolli eshte jeta ime.”
“Me te majten tentoj gjithmone qe te shpik dicka gjate lojes. E kisha bere edhe kunder Interit me bluzen e Sassuolos.”
“E mbani mend ate golin qe kaloi poshte barrieres se Interit? Ishte faji im qe Brozovic shpiku levizjen e krokodilit. Pikerisht nga ai gol i imi (qesh).”