Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

433 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

A ishte pikerisht forma e Brozovic ajo qe coi Interin drejt deshtimit dje? Santucci shkruan: “Numrat tregojne qe ka pasuar me pak se mbrojtesat.”

A ishte pikerisht forma e Brozovic ajo qe coi Interin drejt deshtimit dje? Santucci shkruan: “Numrat tregojne qe ka pasuar me pak se mbrojtesat.”
Inter Club Staff

Rendesia e Marcelo Brozovic per skuadren e Interit vazhdon te jete shume e madhe dhe kete gje e tregoi me se miri edhe ndeshja e deshme.

Skuadra zikalter deshtoi ndaj Slavias se Prages pothuajse ne cdo aspekt te lojes ku u pane shume mangesi por mbi te gjitha Interit i mungoi ingranazhi i saj kryesor ne mesfushe: Epic Brozo.

Kroati ishte totalisht i fikur diten e djeshme me shume gabime ne pasime dhe nuk arriti te lidhej asnjehere mire me shoket e repartit dhe me sulmin duke gabuar pasimet me te thjeshta.

Mbase ndikuan edhe shoket e skuadres tek ai dhe tek paraqitja e tij, por ky nuk eshte nje lajm i mire sepse pas sezonit te shkuar te gjithe kane menduar nje Inter me pak te varur nga Brozovic kete sezon.

Gjithesesi faktet jane keto: nje Brozovic ne nje dite jo te mire dhe Interi ne nje dite jo te mire ndodhen te dyja ne te njejten ndeshje.

Nderkohe, Fluvio Santucci, redaktori i FcInter1908.it ka nxjere ne pah nje statistike shume te rendesishme per sa i perket ndeshjes se djeshme dhe qe tregon gjithcka me lart.

“Tre mbrojtesat e Interi: De Vrij me 85 pasime, D’Ambrosio me 61 pasime dhe Skriniar me 61 pasime jane tre lojtaret e pare per me shume pasime ne ndeshjen e djeshme per Interin.”

“Brozovic nuk eshte as tek pese lojtaret e pare. Por nuk mbaron me kaq: ai ka pasur nje saktesi vetem prej 81%. Kjo per te krijuar nje ide me te sakte se sa i rendesishem eshte Brozovic ne dite te mire per Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.