Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,486 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – A keni dyshime? Ja kush ishte lojtari me i mire ne fushen e lojes! Nderkohe Hakimi eshte nje force e natyres!

NOTAT – A keni dyshime? Ja kush ishte lojtari me i mire ne fushen e lojes! Nderkohe Hakimi eshte nje force e natyres!
Inter Club Staff

Interi arrin te fitoje ndeshjen e saj te pare sezonale e cila ishte me te vertete nje ndeshje si ato qe vetem Interi di te beje: e cmendur.

Nderkohe, keto kane qene notat e ndeshjes sipas FcInterNews.it:

HANDANOVIC 5,5 – I genjyer nga Bonaventura te goli, shpeton rezultatin me pas me nje nderhyrje te mire per Koume.

Me pas gjendet vetem per vetem me Castrovilli dhe Chiesa por ne te dyja rastet nuk arrin te shpetoje rezultatin.

D’AMBROSIO 6,5 – Futet ne fushe me personalitetin e tij per tu ndeshur me dike qe personalitet ka me shumice: Ribery.

Ishte nje duel kompleks, sepse francezi ashtu si dihet, shpesh here ben diferencen si ne rastin e 2-2 kur dergon Castrovillin perpara portes me nje thjeshtesi te papare dhe me pas edhe per 3-2 per Chiesa.

Por ai e mori fitoren me te bukur ndaj Ribery kur ai doli: arriti te shenonte golin e fitores dhe Interi dergoi 3 piket ne shtepi.

BASTONI 6 – Roli i qendrorit dukej sikur ishte i prere me thike per kualitetet e tij dhe jo rastesisht ai ne ndertim gabon shume pak per te mos thene asgje.

Por i mungojne ende kohet e daljes dhe per te sulmuar topin ne momentin e duhur. Nga aty duhet te punoje me shume me shkollen De Vrij.

Si eksperiment gjithesesi doli deri diku mire dhe mund te provohet prape kur De Vrij do te mungoje.

KOLAROV 5,5 – Shume keq te krosi i Biraghit, ku ju mor koha nga Kouame dhe Binaventura.

Por me pas vleresohet per ndertimin e lojes dhe ne lojen ajrore ben diferencen ku shpesh perdor edhe eksperiencen e tij.

Ne nisjet me top ne kembe te Violes nuk gjendet gjithmone i pergatitur. Por do te rritet me kalimin e kohes sepse ndodhet ne nje realitet te ri.

YOUNG 6 – Nuk e nis mire ndeshjen me disa gabime, por me pas rritet me kalimin e minutave.

Eshte si nje makine me nafte, sapo merr ritmin e tij, behet nje lojtar mjaft efikas per manovren sulmuese te Interit me driblime dhe krosime qe gjithmone jane te rrezikshme.

Per te mos u nenvleresuar edhe topi qe i hoqi Kouame ne rastin pak perpara 2-2 te Interit.

NGA MINUTA E 64 ACHRAF HAKIMI ME NOTEN 6,5 – Mungesa e madhe e mbremjes. Ai sapo futet ne fushe tregon shpejtesine e tij dhe saktesine e tij, por Fiorentina i le shume pak hapsira.

Per te behet e veshtire por me ndihmen e Sanchez, arrin te gjeje Romelu Lukaku dhe jep nje assist shume te rendesishem per golin qe beri qe Interi te fillonte permbysjen e madhe.

BARELLA 6,5 – Ai kerkon vetem 6 minuta per te marre nje karton te verdhe dhe konfirmon nje limit qe vazhdon ta kete.

Gjithesesi, levizjet jane si gjithmone te shumta por ka edhe shume pasifuri ne disa raste. Per te mos u lene menjane nisja me top ne kembe qe solli edhe golin e Lautaros dhe qe te kujton Nicola Bertin e koherave me te mira. Si gjithmone, eshte i fundit qe dorezohet.

NGA MINUTA E 74 RADJA NAINGGOLAN ME NOTEN 5,5 – Provon te jape pak grinte, por del ne fushe me shume konfuzion.

BROZOVIC 5,5 – Nje nisje e komplikuar per te dhe nuk arrin te gjeje dot as kuadratin me nje goditje me koke.

Per te gjithe pjesen e pare i ben hapsire Perisic, me te cilin sot ndau vetem gjuhen e folur dhe asgje tjeter.

Luan thjeshte dhe nuk arrin te ndjeke dot Castrovollin per shembull ne rasin e 2-2 e me pas ben qe te nise aksioni i 3-2 me nje finte te panevojshme.

NGA MINUTA E 74 ARTURO VIDAL ME NOTEN 6 – Debutim si zikalter per te ne nje moment te veshtire.

Kerkon ti jape drite Interit ne mesfushe por hapsirat jane te pakta. Mire ne pergjithesi.

PERISIC 5,5 – Entuziazmi dhe deshira nuk mjaftojne nese te mungon koha e levizjeve te kerkuara nga ai rol.

Nga ana e tij Interi sulmon pak dhe ai nuk arrin te jape dot ndihmen qe i kerkohet. Eshte nje nga ato netet old style ne te cilen ai nuk mund te shihet dot…

NGA MINUTA E 78 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 7 – I mjaftojne me pak se 10 minuta per te permbysur nje ndeshje me dy levizje te vetme. Keni dyshime? Ishte ai me i miri i ndeshjes. Zgjidhi gjithcka.

Ai ka nje talent te paster dhe e ka me merite emertimin si ‘xholi i Interit’. Eshte xholi fitues i Contes.

ERIKSEN 6 – Nje nga ato netet ku eshte e veshtire ta vleresosh sepse ne disa momente ritmi ndryshon ne baze te kundershtareve dhe shokeve te skuadres.

Por kur ai ka mundesine, ben diferencen. I mjafton te ngreje koken dhe dicka ndodh. Ben me te thjeshten shpesh, por eshte i sakte.

Me nje levizje liron Lautaron dhe i le mundesi Young te kete hapsire per krosimin per shembull. Ben gjera ne fushe si pak te tjere. Ka kohe per permiresim, por sot ka qene mire.

NGA MINUTA E 65 STEFANO SENSI ME NOTEN 6,5 – Futet ne fushe dhe i jep freski ideve te Interit ne mesfsuhe.

Duket se eshte rikthyer ai i fillimit te sezonit te shkuar, por me mire te mos e themi me ze te larte…

MARTINEZ 7 – Protagonisti i madh i ndeshjes, por edhe i finales se saj. Ai e fillon gjithcka me nje penallti te fituar ndaj Caceres por me pas VAR e anulloi.

Por ne fund te pjeses se pare shenon nje super gol dhe me pas ben qe Ceccherini te shenoje edhe nej autogol me force dhe vullnet. Lufton, perplaset, shpesh here edhe kot, por eshte ne mesin e lojes. Eshte i gjalle.

LUKAKU 6,5 – Nje regjizor i avancuar ne lojen e Interit dhe shoket e shohin gjithmone per te fituar metra ne sulm.

I mbron topat me shume kujdes dhe luan si nje veteran. Gjithesesi, sot perpara porte ka qene me pak i kthjellet se zakonisht.

Ai jep nje assist te mrekullieshem per Lautaron, por jane te pabesueshme rastet e humbura ne pjesen e dyte.

Te rasti i assistit te Hakimit, ishte e pamundur qe te gabohej. Me ne fund shenoi edhe ai..

TRANJERI. CONTE 6 – No more Pazza Inter, ne rregull… Kush e ka thene kete? Normalisht qe ai. E gjithcka fillon si mos me keq per Interin me nje ekuiliber taktik te munguar ne fushe.

Por ne fund perdor cdo xhol qe kishte ne stol dhe ndryshon edhe skemen ne nje 4-3-1-2 dhe ben levizjen fituese Sanchez.

I shkon mire, sepse lojtaret kane karakterin e njejte me te dhe nuk dorezohen ne asnje centimeter te fushes. Por ka shum per te punuar akoma.

FIORENTINA: Dragowski 7, Milenkovic 5, Ceccherini 5, Caceres, Chiesa 6,5 (dal 68′ Lirola 5,5), Bonaventura 6,5 (dal 61′ Borja Valero 6), Amrabat 6, Castrovilli 7, Biraghi 6, Kouamé 6 (dal 61′ Vlahovic 5,5), Ribéry 7 (dall’83’ Cutrone SV). All. Iachini 6

ARBITRI: CALVARESE 6 – Nje ndeshje pozitive per te, asnje gabim i rende. Ne te vetmin rast kur jep penalltine qe do te kishin vershellyer te gjithe, VAR e ndihmon sepse ishte e drejte te anullohej.

ASISTENTET: Fiorito 6 – Liberti 6

VAR: Giacomelli 6,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.