
Adani: “Inter, nuk eshte gjithcka per t’u hedhur poshte. Nje sulmues, dy mesfushore dhe nje mbrojtes krahu per te permiresuar skuadren”
Duke folur direkt gjate emisionit ‘Radio Inter’ ne Inter Channel, Daniele Adani, ish-mbojtes i Interit nga 2002 deri ne 2004 dhe opinionist aktual te Sky Sport ka folur keshtu per sezonin e skuadres se Mancinit:
“Interi tani duhet te konsolidohet per vendin e katert, duke ofruar nje fund te sezonit qe i jep shprese tifozeve. Nuk do te jete e lehte, por pertej hapit fals me Lazion, besoj qe zikalterit ne kohet e fundit kane dhene sinjale te mira. Per vitin e ardhshem, duke pare se duhet nisur nga dy qender mbrojtesit dhe portieri, duhet nje sulmues, dy mesfushore dhe nje mbrojtes krahu. Ne nje skuader qe ka arritur ne vend te katert pas kampionatit te sezonit te kaluar nuk eshte gjithcka per t’u hedhur poshte, sipas meje ka baze te rendesishme nga te cilat duhet rinisur”.