Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,254 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Adani: “Inter, te lutem mos e bej kete gabim vdekjeprures me Cancelon…”

Adani: “Inter, te lutem mos e bej kete gabim vdekjeprures me Cancelon…”
Inter Club Staff

Interi barazoi dje me Milanin me rrjeta te paprekura ne nje ndeshje ku zikalterit merituan dicka me shume por fati nuk ishte nga ana e tyre dje. 

Nje nga lojtaret qe shkelqeu perseri ishte edhe Joao Cancelo.

Pikerisht anesori portugez i Interit qe ka muaj tashme qe ka vene ne dukje cilesite e larta teknike por edhe ato taktike.

Cancelo ka dominuar krahun e djathte ndaj Milanit por dje ka pasur momente qe ka bere edhe sulmuesin e krahut por edhe trekuartistin.

E pikerisht per keto cilesi ka folur dje pas ndeshjes Daniele Adani, ish-lojtari i Interit qe sot eshte opinonist tek Sky Sport.

Daniele Adani nuk ka dyshime: Interi duhet ta bleje me patjeter nga Valencia (me te cilet eshte vendosur shifra per blerjen prej 35 milionesh qe ne vere tashme) Joao Cancelon.

Ish-mbrojtesi i Interit, i cili ka qene ne kabinen e komentimit ne San Siro per derbin Milan-Inter, ka nenvizuar edhe njehere paraqitjen e radhes se mire te portugezit qe eshte ne huazim ne Milano.

Ja mendimi i Adanit:

Related image

“Ore, sa eshte shifra e blerjes se Cancelos? Lere lere fare. Nuk ka rendesi. Eshte nje mekat vdekjeprures te mos e blesh per cfaredo shifre qe eshte rene dakort. Mbrojtes te krahut te djathte si ai nuk shihen prej vitesh ne Serie A dhe sidomos tek Interi. Keshtu qe, Inter, te lutem, duhet ta blesh me patjeter kete djalosh. Nuk duhet bere gabimi per largimin e tij…”

 

Ky ka qene komenti i Adanit tek Sky Sport dhe me siguri qe eshte nje mendim qe e ndajne edhe Interistat me te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.