Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

571 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Adani keshillon Interin: “Nese do te isha ne vendin e tyre, do te beja gjithcka per te mbajtur…”

Adani keshillon Interin: “Nese do te isha ne vendin e tyre, do te beja gjithcka per te mbajtur…”
Inter Club Staff

Daniele Adani, ne nje interviste per La Gazzetta dello Sport, ka folur per Serie A ne pergjithesi dhe ka dhene mendimin e tij.

Ish-mbrojtesi i Interit ka folur per gjera fushe por edhe per gjera merkatoje. Nder te tjera, ai ka dhene edhe nje keshille per Interin.

Distanca e Interit me Milan dhe Napolin eshte potencialisht prej 7 pikesh. Eshte me te vertete nje diference e madhe.

“Skuadra e Inzaghit i ka dhene nej goditje kampionatit ne kete moment. Te shohim nese do te jete goditja decizive.”

“Por mua me mahnit menyra se si e ka bere Interi kete gje: duke dominuar me loje dhe duke qendruar ne lufte edhe ne momentet e veshtiresise.”

“Fale punes se teknikut, Interi ja doli. Por kane bere nje pune te mire edhe ne merkaton verore duke marre elemente interesant.”

“Dyshimet per largimin e Lukaku, Hakimi, Conte dhe Eriksen jane zhdukur shume shpejt pa u menduar shume gjate.”

Nje makine pothuajse perfekte, por qe mund te kerkoje te permiresohet ne merkato?

“Varet se cfare deshiron Inzaghi. Kam lexuar per Caicedo, qe Simone e njeh mire, pas demtimit te Correa.”

“Nese eshte nje kerkese e teknikut, klubi duhet ta kenaqe ate, sepse me pune ai ka fituar kredit per te bere kerkesa te tilla.”

“Me bind me pak pastaj vullneti per te marre nje lojtar ne te majte.”

Pse?

“Sepse une mendoj se Interi duhet te mbaje Perisic. Keshilla ime kryesore per Interin eshte qe te tentohet te mbahet kroati ne Milano.”

“Ai eshte nje sulmues i shtuar por qe vrapon shume para e mbrapa. Mbulon te gjithe fushen. Ku e gjen nje tjeter si ai?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.