Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2019

Scroll to top

Top

483 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Adani: “Lojtaret e Interit do te futeshin edhe ne flake per Conten. Ja cfare mendoj per derbin!”

Adani: “Lojtaret e Interit do te futeshin edhe ne flake per Conten. Ja cfare mendoj per derbin!”
Inter Club Staff

Ai ka qene gjithmone nje njeri i drejte ne mendimet e tij neper televizionet italiane dhe jane te paharrueshme komentet e tij ne ndeshjen e fundit te perpara dy sezoneve Lazio-Inter por edhe ne ate debutuese te Interit vitin e kaluar ne Champions League kunder Tottenham.

Po flasim per Daniele Adanin, i cili ka qene i ftuar telefonikisht tek Radio Deejay dhe qe kete sezon vazhdon te jete nje nga opinionistet e Sky Sport.

Ish-mbrojtesi i Interit ka dhene mendimin e tij per derbin e ardhshem te Milanos qe do te luhet te shtunen ku eshte treguar i bindur se derbi eshte shume i paqarte per te dyja skuadrat.

“Me siguri per Conten lojtaret do te hidheshin edhe ne turren e druve ne mes te flakeve. Por ka edhe dicka tjeter ne kete mes.”

“Nje djalosh italian vetem 168 centimetra, i cili quhet Stefano Sensi, ka dhene doren e tij qe Interi ne kete moment te kete 9 pike ne 3 ndeshje.”

“Ai ka qene thelbesor per kete skuader dhe ka bere qe Interi te mos binde ndoshta per loje, por ne levizjet e individeve ka qene me perpara se Milani.”

“Prandaj per Interin them qe ka me shume lojra individesh se sa loje.”

“Derbi? Eshte totalisht ne dyshim per momentin dhe i paparashikueshem. Ne kete moment parashikimet jane ne favor te Interit, por derbi nuk ka te favorizuar.”

“Do te jete nje derbi shume i luftuar. Nuk e di sa i bukur mund te jete, por une besoj se po.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.