Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,584 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Adani nuk permbahet: “Tek Inter erdhi Lukaku. Por ju them se nese vjen edhe Dybala, Inter do behet…”

Adani nuk permbahet: “Tek Inter erdhi Lukaku. Por ju them se nese vjen edhe Dybala, Inter do behet…”
Inter Club Staff

I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, Daniele Adani ka folur per pritshmerite per Interin ne prag te sezonit te ardhshem.

Keto kane qene fjalet e tij:

Lukaku sposton ekulibrat e kampionatit ne favor te Interit?

“Lukaku e ka peshuar shume nje Scudetto nga ana e Interit. Keshtu qe po, ai mund ta beje perseri kete gje.”

Cfare te shtyn ta thuash kete gje?

“Nje arsyetim i thjeshte. Kur ai eshte mire fizikisht, Lukaku eshte i papermbajtshem dhe e ka treguar kete gje edhe ne Serie A.”

“I vetmi problem eshte gjendja atletike qe mbetet per tu pare. Duhet te rekuperoje pak, sepse ka kaluar nje sezon jo te mire.”

“Nderkohe, dicka qe nuk duhet lene menjane kur analizohet futbolli modern eshte fakti se Lukaku do te jete shume thelbesor edhe per shoket e skuadres.”

“Ai kthehet prapa, ze hapsire ne fushe, mban skuadren para, mban kundershtaret prapa, mbron topin. Me pak fjale, lojtar thelbesor.”

Me te kthehet Interi i Contes?

“Pikerisht po, por me nje Perisic me pak. Kjo nuk eshte dicka e thjeshte dhe dua ta nenvizoj pak sepse une konsideroj Perisic me Brozovic dhe Lautaro. Pra element kyc.”

“Sigurisht qe Lautaro tani do te behet qendra gravitacionale e Interit dhe qe do te ndihmoje akoma dhe me shume skuadren.”

Inzaghi do te ndryshoje dicka tani?

“Mund te ndryshoje po, mund te rinovoje dicka. Mbase mund te mendoje me shume per ceshtjen kolektive.”

“Do te shohim nese do te vije edhe Dybala. Ne ate rast, jua them pa frike, se Inter do te behet skuadra me e forte ne Itali.”

“Inzaghi per te hedhur ata te tre ne fushe i bie te beje nje ndryshim thelbesor ne skema. Do ishte dicka e frikshme.”

Inter favorite per Scudetton?

“Nese gjerat qendrojne keshtu dhe nese nuk do te kete blerje te medha te skuadrat e tjera, me duket se Inter ka dicka me shume.”

“Por sipas meje, e ka pasur edhe sezonin e shkuar. Pastaj ka fituar Milani. Por Inter ne nivel kualiteti dhe eksperience eshte me lart.”

“Ardhja e Lukaku i jep shume besim ambientit. Pastaj une jam i bindur se zikalterit e njohin forcen e tyre dhe e dine si te besojne fort te objektivat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.