Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

469 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Adani shume i qarte: “Inter, kam vetem nje keshille per Inzaghin ne kete moment: duhet te gjeje nje…”

Adani shume i qarte: “Inter, kam vetem nje keshille per Inzaghin ne kete moment: duhet te gjeje nje…”
Inter Club Staff

Me sa duket, Simone Inzaghi eshte vene ne qender te kritikave edhe nga Lele Adani, ish-lojtari i Interit, sot opinionist.

Por ai ndryshe nga te tjeret, pasi e ka kritikuar tranjerin e Interit, eshte munduar qe te jape edhe nje keshille per te.

Adani e ka bere ne studiot e ’90° Minuto’: “Nje lojtar mund te nderrohet edhe pas minutes se trete, por jane gjera qe duhen zgjedhur, vendosur, bashke, dhe te shpjeguara”.

“Nje gje eshte te zevendesosh dike per zgjedhje teknike dhe nje gje eshte te zevendesosh dike per problem muskulor”.

“Por gjithesesi, nje zevendesim qe behet gjithmone se lojtari na merr nje karton te verdhe nuk qendron ne futboll”.

“Sa kartona te verdhe merren? Duket sikur jane zevendesime kirurgjike. Nuk shkon per futbollin e sotshem. Cfare mesazhi eshte per lojtaret? Mos merni kartona se ju zevendesoj?”

“Idete ne futboll plaken shpejt: Inzaghi duhet te rinovoje idete e tij para se te jete vone, sepse ndryshe nga Allegri, vitin e kaluar ka bere me mire.”

“Por kete vit Inter eshte shume e ndryshme nga viti i kaluar dhe duhet te ndryshoje sepse idete i jane plakur. Kjo eshte keshilla ime”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.