Adani zbulon: “Po thoni shume gjera per merkaton por per Interin nuk po thoni dicka: qe ata nuk kane asnje…”
Diten e sotme, eksperti i futbollit Daniele Adani ka dhene mendimin e tij per merkaton qe po ndodh ne Itali.
Qe prej faqeve te La Gazzetta dello Sport, ai ka dashur te flase per shume tema dhe gjithcka e ka nisur nga levizjet e para.
“Une mendoj se Boga tek Atalanta eshte nje levizje teper interesante. Ai eshte nje lojtar me cilesi te medha, mund te beje mire.”
“Nderkohe, nese Scamacca do te transferohej te Juventusi per mua do te ishte goditja e madhe e merkatos se janarit.”
“Inter? Po thoni shume gjera per merkaton por per Interin nuk po thoni dicka: qe ata nuk kane asnje nevoje per te nderhyre ne janar.”
“Ata nuk kane nevoje per asgje. Ose edhe po bene dicka, mund te bejne ndonje prekje te vogel, per lojtare te linjes se dyte, zevendesues. Por kaq.”
“Nuk ka Interi nevoje per te investuar miliona e miliona tani. Ka nje skuader te gatshme. Nuk mund te ndryshohet nje skuader qe fiton dhe dominon.”
“Per Milanin lexoj se mund te afrohet nje mbrojtes por per mua Milanit i mungon nje lojtar trekuartist, dikush me cilesi te verteta per ate rol.”