Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,234 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Adriano: “Cfare emocioni te rikthehem sot ne Meazza. Inter? Do e kape Champions. Gabigol…”

Adriano: “Cfare emocioni te rikthehem sot ne Meazza. Inter? Do e kape Champions. Gabigol…”
Inter Club Staff

Sot ne mbremje, me rastin e Inter-Lazio, ne tribune do te jete edhe nje tifoz special: Adriano.

Ish sulmuesi zikalter, per kete rast ka folur ekskluzivisht per TuttomercatoWeb: “Do te ndjej emocione te medha. Rikthimi im ne Meazza, si e imagjinoj? Nuk e di vertete. Por eshte nje rikthim qe e kam dashur me cdo kusht. Do te perqafoj shume miq te mi zikalter. Interi po has pak veshtiresi kete vit? Po, por eshte e forte. E une jam i bindur per dicka: do te perforcohen me shume dhe do ta perfundoje sezonin ne zonen Champions League. Nese kam pare Gabigol? Po, natyrisht. Duhet te beje sic bera une. Italia nuk eshte aq e thjeshte si te gjithe e mendojne, duhet te adaptohesh me shume gjera: gjuhen, klimen, ushqimin. Edhe une u huazova tek disa skuadra perpara se te rikthehsha tek Interi. Por Gabi eshte i predestinuar. Ka shume talent. E ardhmja ime? Nuk i kam vene vetes objektiva. Por dicka dua ta nenvizoj: futbolli per mua nuk eshte dicka qe i perket te kaluares. Belotti apo Higuain? Belottin me sinqeritet e njoh pak. E Higuain, boh… me mire po zgjedh Neymar. Talente ne Brazil? Ka shume, por nuk e kam ne karakter qe te zgjedh njerin apo tjetrin. Ne kohen time, i keshillova Interit te mernim Maicon dhe Julio Cesar. Kam qene pak me fat (qesh). Shihemi ne San Siro sot. Forza Inter, gjithmone.”

 (Tuttomercatoweb)

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.