Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 11, 2020

Scroll to top

Top

413 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ag. Mbaye: “Kemi rinovuar, tani tek Genoa per nje vit: nje vend i rendesishem. Mbi te ardhmen…”

Ag. Mbaye: “Kemi rinovuar, tani tek Genoa per nje vit: nje vend i rendesishem. Mbi te ardhmen…”
Bujar Berishaj

E ardhmja eshte e ngjyrosur zikalter per Ibrahima Mbaye. Mbrojtesi senegalez ka rinovuar me Interin deri ne fund te 2017 dhe eshte gati te vazhdoj eksperiencen ne Serie A ne huazim tek Genoa. Njoftimin ne mikrofonat e FcInterNews.it e ka bere edhe Beppe Accardi, agjenti i lojtarit.

Accardi, jeni te kenaqur me kete rinovim deri ne fund te 2017?
“Qellimi yne ka qene qe tregimin ta vazhdojme me Interin, por per ta bere ate ne nje menyre te caktuar. Kemi rinovuar dhe jemi te lumtur. Tani me shume gjasa Ibra do te shkoj ne huazim tek Genoa, kjo do t’i sherbej djaloshit qe te rritet per te fituar nje vend te Inter. Por, mos te harrojme qe Genoa eshte nje vend shume i rendesishem, me nje trajner qe mund te jete fondamental per rritjen profesionale te lojtarit.”

Eshte folur edhe per nje huazim dy-vjecar, por Inter lojtaret e tij shpesh i ka dhene ne huazim vetem per nje vit.
“Huazimi duhet te jete nje vjecar, me te drejte blerje ne favor te Genoas dhe kunder-blerje ne favor te Interit.”

Ka ardhur garanci nga ana e Interit per vitin e ardhshem?
“Nuk kerkojme garanci. Kerkojme vetem deshiren per pune dhe per te treguar vleren tone. Gjithmone kemi thene se duam te kemi mundesine per te luajtur dhe te trajtorhemi ne nje nivel em te tjeret, duke e ditur se jemi te rinj dhe duhet te rritemi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.