Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

112 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Belfodil: “Do te shkonte tek Inter. Vleresimi i tij…”

Agj. Belfodil: “Do te shkonte tek Inter. Vleresimi i tij…”
Xhorxh Gellci

Eshte edhe Ishak Belfodil ne listen e shpenzimeve te Interit te Walter Mazzarrit: sulmuesi franco-algjerian i Parmes, protagonist i nje sezoni pozitiv me fanellen e Parmes, ka terhequr interesin e klubit zikalter, sic eshte vertetuar edhe nga presidenti Tommaso Ghirardi. Per te patur me shume njohuri per situaten e sulmuesit, fcinternews.it ka kontaktuar agjentin e tij, George Atangana.

Ghirardi ka konfirmuar interesimin e Interit per Belfodil. Si i komenton fjalet e tij?

“Ne qofte se e ka thene presidenti nuk dueht te konfirmoj asgje. Belfodil eshte nje lojtar me potencialin qe e njohim te gjithe. Eshte normale t’u pelqeje shume klubeve, si Interi apo te tjerat qe lexojme ne gazeta.”

Do ta pelqente Belfodil Interin?

“Eshte nje shoqeri e madhe dhe besoj se cdo lojtari me vlere i pelqen ti lidhet emri me Interin.”

Keni folur ndonjehere me ndonje nga Interi?

“Nuk kam folur me asnje per momentin. Kjo edhe sepse jemi ne nje faze pergatitore te merkatos. Jane vetem interesime dhe nuk ka tratativa te verteta dhe konkrete.”

Belfodil eshte Benzema i ri?

“Benzema eshte Benzema. Belfodil duhet te beje karrieren e tij. Ka shume potencial per tu bere nje kampion. Ne qofte se do behet do te jete vetem Belfodil. Jane dy lojtare te ndryshem…”

Flitet per 15 milion vleresim. Eshte shume?

“Vleresimin nuk e bej une. E vendos merkatoja dhe Parma. Nuk i takon prokuratorit ta jape.”

Skuadra te tjera e kane kerkuar lojtarin?

“Me vjen keq po nuk mund ta them. Per momentin ne Itali nuk ka asnje diskutim te hapur per lojtarin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.