Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,399 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Belfodil: “Ju them gjithcka per tratativen. Ka kushtuar…”

Agj. Belfodil: “Ju them gjithcka per tratativen. Ka kushtuar…”
Xhorxh Gellci

Eshte i ardhuri i fundit ne shtepine e Interit dhe me shume entuziazem pre te filloje ate qe duket si mundesia me e madhe e karrieres te tij.

Ishak Belfodil e kemi njohur diten e firmes, poshte zyrave te Interit, kur pa asnje hezitim ka folur me gazetaret qe prisnin mberritjen e tij. Ne fytyren e tij, nje shprehje kenaqesie qe nuk linte vend per dyshime: kenaqesia e dikujt qe me ne fund mund te shkarkoje tensionin, sepse gjithcka ka mbaruar dhe dicka e re po nis.

Me ne fund. Kjo ka qene fjala e pare si zikalter per Belfodil qe thene si interist. Per te kuptuar me tej, FcInter1908.it ka kontaktuar agjentin e tij, Geoge Atangana, intervista e plote e te cilit sillet ne gjuhen shqipe nga inter.al

Miredita zoti Atangana, gjeja e pare qe u them eshte: “Mire se vini tek Inter.

“Faleminderit, per fat te mire, gjithcka ka shkuar si duhet, jemi me te vertete te lumtur qe tratativa eshte mbyllur ne menyren me te mire. Jemi te lumtur qe kemi gjetur nje rruge te perbashket qe ka kenaqer ne te njejten kohe Interin, Parmen, dhe lojtarin.”

Bejme nje hap prapa: perpara Interit kishte edhe skuadra te tjera te interesuara

“Po, eshte e vertete, kishte shume skuadra pas  Belfodil: Borussia Dortmund, Arsenal, Liverpool, Milan, Juventus dhe Napoli.”

Arsenala dhe Borussia jane skuadra shume te kujdesshme me te rinjte. Ne qofte se Belfodil eshte kerkuar edhe nga ata nje motiv ka patjeter…

“Pikerisht keshtu, Ishak eshte nje djale i ri me kualitet qe nuk i ka shpetuar klubeve me te medha europiane.

Ndersa ne Itali, ato me te interesuarat dukej se ishin Juventus dhe Napoli

“E sakte, Juventusi ishte shume i interesuar, kishin qellime te plota per te nisur nje tratative, por Belfodil ne ate moment preferonte te luante me vazhdimesi dhe Juve do te kishte futur ne tratative Quagliarellan, qe nuk ishte i bindur per transferimin ne Parma.”

Pastaj ka ardhur Interi…

“Pikerisht keshtu, pastaj ka ardhur Interi. Por ju tregoj dicka te fshehte. Pas interesimit te Milanit dhe Juventusit, lojtari me telefonoi dhe me pyeti: ‘Pse sipas teje Interi nuk ka kerkuar informacione mbi mua?’ Dhe une ju pergjigja: ‘Ndoshta nuk i intereson.’ Kalon pak kohe dhe ja ku vjen telefonata e zikalterve: nje enderr.”

Pse Belfodil e kishte Interin ne zemer?

“Interi ka qene skuadra e Eto’o dhe Ronaldo, per Belfodil kane qene dy idhuj te padiskutueshem, ka pasur gjithmone deshire per kete fanelle dhe tani ka realizuar endrren ta veshe.”

Si ka mundesi qe tratativa mezi filloi?

“Ne realitet ne te huajt nuk jemi mesuar me konceptin e bashkepronesise, kjo eshte dicka e zakonshme ne Itali dhe duhet te mesohemi, duhet te mendojme ndryshe. Ishak ne fillim e ka kuptuar si nje mungese te vogel besimi per te, ai donte te ishte i gjithi i Interit, por pastaj i kam shpjeguar qe ne Itali, ne kete moment, ndoshta edhe per kushtet ekonomike, tratativat behen kryesisht ne kete menyre. Pas kesaj ka kuptuar dhe pranuar, do te jete akoma me i motivuar te shikoje gjithe vleren e tij.”

Na thuaj aftesine me te mire te Belfodil si futbollist

“Ai eshte nje lojtar fizik dhe teknik, eshte shume e veshtire t’ja marresh topin, dhe i kombinon keto aftesi atletike edhe me nje teknike shume te mire qe ka patur mundesine ta permiresoje ne shkolla te medha te futbollit si te rinjte e PSG, skuader ku ka ardhur kur ishte akoma nje 13 vjecar. Nje tjeter karakteristike e rendesishme e Belfodil eshte lehtesia per tu pershtatur, e keni pare sa mire ka bere tek Parma, pavaresisht se ishte ne mbeshtetje te Amauri. Eshte nje djale kokeulur, i bute por me karakter te forte.”

Vjen ne nje repart pak te tejmbushur: Palacio, Milito, Belfodil, Longo, Icardi.

“Eshtee vertete, por Milito do te rifutet ne tetor ose nentor dhe jam i sigurt qe deri ne ate moment Belfodil do tja dale te krijoje nje vend per te treguar sa vlen.”

Rivalitet me Icardin?

“Absolutisht jo, asnje rivalitet. Perkundrazi, jane te dy shume te rinj dhe e dine faatin qe kane perpara.”

Mendon se mund te luajne bashke?

“Mendoj qe projekti i te ardhmes te Interit eshte pikerisht ky. Jane dy djem shume te zotet dhe me karakteristika te ndryshme. Aty perpara mund te bejne gjera te medha ne te ardhmen.”

Por kush e merr fanellen numer 9?

“Edhe nen kete aspekt nuk ka asnje problem. Belfodil do te deshironte “9”-en, por Icardi ka ardhur me pare prandaj e ka bere ai zgjedhjen. Ne kete pike, mendoj se Ishak eshte i interesuar per fanellen numer 18, por numrat nuk jane te rendesishem.

Dikush pak i informuar mbi faktet ka kraharuar tratativen Belfodil me ate te Tevez

“Jane dy operacione te ndryshme, eshte e natyrshme qe Tevez eshte nje lojtar i afirmuar dhe do i kushtoje Juventusit shume miliona euro, ndersa nese konsiderojme qe rrogen e Cassanos do e paguaje Parma, Interi do te paguaje per Belfodil vetem 2 milion euro. Tratativat jane pak si shume ndryshe. Nuk mendon keshtu?”

Me qe ra fjala tek Parma: si u ndate?

“Ne qetesine me te madhe. Une dhe klienti im do ta falenderojme gjithmone shoqerine e Parmes dhe presidentin Ghirardi, ata kane kuptuar qe nga minuta e pare qe Interi ishte per Belfodil nje mundesi e madhe per karrieren dhe jeten dhe nuk e kane penguar asnjehere tratativen. Per ta shkon falenderimi im me i sinqerte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.