Agj. Cassanos: “Per Fantantonion tek Parma mbyllet brenda tre diteve”
Beppe Bozzo, agjenti i Antonio Cassanos, ka folur per mikrofonat e ParmaToday duke shpjeguar qe tratativat per kalimin e sulmuesit barez tek Parma duhet te mbyllen brenda gjysmes se kesaj jave. Duke folur nga Argjentina, Bozzo ka shpjeguar qe “pa prezencen tone tratativa nuk do te mbyllej, do flasim me shoqerite dhe do te marrim vesh se cfare ka ngelur per te bere. Jam duke ndjekur edhe tratativa te tjera dhe nuk mund te them qe ardhja e Cassanos tek Parma eshte e mbyllur. Duhet akoma kohe, maksimumi dy ose tre dite”.
Ngelet akoma per tu sqaruar detajet me Diadoran, sponsori teknik i Cassanos; Bozzo kishte deshiren per ta mbyllur kete tratative brenda nates qe lojtari i tij te njihte sa me pare qytetin dhe ekipin e Parmes. Gjithsesi brenda disa ditesh mbyllet gjithcka.