Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,767 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Eto’o: “Chelsea nuk e do. Ka Interin ne zemer dhe shpresohet ne Thohir…”

Agj. Eto’o: “Chelsea nuk e do. Ka Interin ne zemer dhe shpresohet ne Thohir…”
Xhorxh Gellci

I intervistuar nga Il Giornale, agjenti i Samuel Eto’o, Claudio Vigorelli, hap ne menyre te qarte rrugen per nje rikthim te klientit te tij tek Inter. Ne kohe krize, duket sikur te dyja palet jane lehtesisht larg por ardhja e Erick Thohir ne asetin e shoqerise, mund ta zhbllokoje tratativen:

Zoti Vigorello, nuk ja keni dale te bindni Jose Mourinhon?
“Chelsea ka nje linje te qarte, nuk vendos nen kontrate lojtare mbi 30 vjec. Kam folur me Jose, ai ishte i gatshem ti ofronte nje kontrate 1 vjecare. Por Chelsea po pret Wayne Rooney, Mourinho ka ne mendje vetem ate, pret qe situata te zhbllokohet.”

Sa mundesi ka qe Rooney te rinovoje me Manchester United?
“Me sa di une, Rooney nuk rinovon.”

Pra eshte edhe United mbi Eto’o?
“Te informohesh nuk kushton asgje, shume kane pyetur cilat jane kushtet, nese Kerimov e liron me parameter zero, ose nese Eto’o eshte i gatshem te ule pagen…”

Edhe Roma?
“Kam folur me drejtorin sportiv Sabatini, por me eshte dukur me shume nje bisedim informal. Edhe Napoli eshte bere i gjalle.”

Chelsea ka ofruar nje kontrate 1 vjecare me 5 milion, ndersa nga Katari nje kontrate 3 vjecare me 8 milion. Cfare do Samuel?
“Nuk deshiron aventura, ai ka besuar shume per projektin Kerimov, pastj nje dite ka ardhur dhe ka thene: nuk mund te bej asgje. Fundi i gjithckaje. Tani Samuel deshiron te kthehet ne futbollin me rendesi.”

Dhe sa eshte i gatshem te humbase?
“Po kalojme nje periudhe te veshtire, nuk flitet vetem per te ulur pagen. Nese thote 8 milion, duhet gjetur nje klub i gatshem t’ja jape, nese thote 5, e njejta situate.”

Cfare rrezikon?
“Samuel eshte nje lojtar i Anzhi, eshte ne Rusi, po stervitet, po luan, kampionati ka arritur ne javen e peste dhe ai ka shenuar dy gola. Dhe e merr rrogen rregullisht. Ai ka nje skuader.”

Por e ka mbajtur apartamentin e tij ne Via Turati ne Milano…
“Milano per te sjell vetem kujtime te bukura.”

Eto’o deshiron te pakten nje kontrate dy-vjecare, Marco Branca cfare u ka thene?
“Edhe Interi eshte ne gare, Eto’o do te kthehej me gjithe qejf, por eshte moment i veshtire, jemi duke folur.”

Nje jave me pare, ju thate se ka 30% mundesi qe Eto’o te kthehet tek Inter. Sot?
“Futbolli eshte i paparashikueshem, mund te them gjithcka dhe te kunderten e gjithckaje. Neser Inter mund te fitoje dhe te harroje Eto’o. Ndoshta humbet dhe skenari ndryshon plotesisht.”

Ideja eshte qe perqindja eshte ngritur. Je dakord?
“Interi dhe Moratti kane ngelur ne zemren e Samuel.”

Tifozet shpresojne qe me kalimin e pronesise, Erick Thohir te sjelle para. Por kohet jane shume te shkurtra…
“Jo, nese gjendet marreveshja gjithcka behet brenda 1 minute. Cfare mund te them une… le te shpresojme ne Thohir.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.