Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 25, 2021

Scroll to top

Top

957 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Eto’o: “Deshiron Interin por Chelsea eshte perpara…”

Agj. Eto’o: “Deshiron Interin por Chelsea eshte perpara…”
Xhorxh Gellci

Claudio Vigorelli, ne nje bashkebisedim informal me Panorama.it konfirmon qe Samuel Eto’o deshiron te kthehet tek Inter por edhe veshtiresite e operacionit, me Chelsean qe po shtyn me vendosmeri. Kujtojme se bashkebisedimi ishte informal, prandaj Panorama.it ka treguar ate cka eshte biseduar dhe jo fjalet e drejtperdrejta te agjentit. Me poshte keni tekstin e plote ne shqip:

Samuel Eto’o deshiron Interin. Pista qe do te sillte kamerunasin ne Milano, ne anen zikalter, eshte hapur papritur nje jave me pare, pothuajse rastesisht. Kete konfirmon Claudio Vigorelli, agjent i lojtarit. Kjo zgjidhje do i jepte Eto’o-se mundesine te riperqafoje tifozet me te cilet ka festuar 3 vjet me pare dhe sulmuesi do te ishte teper entuziast per kete: ne Milano ka lene zemren. Kthimi ne Milano eshte nje piste konkrete dhe reale. Dhe agjenti Vigorelli nuk e fsheh: do te kthehej me vrap.

Por Chelsea po shtyn me vendosmeri, sepse Mourinho e rideshiron nen urdherat e tij dhe ja ka shprehur kete Abramovichit. Ndryshe nga Interi, disponueshmeria ekonomike per te bindur Eto’o te pranoje eshte shume e madhe; kur konkurron me klubet e Premier League eshte e veshtire te fitosh, sidomos per skuadrat italiane. Interi e di kete dhe pret.

Por ne diskutimet e nisura mes paleve ka nje “ne qofte se” shume te rendesishme nga e cila varet shume: nese Chelsea ne fund nuk do te arrije te marre objektivin numer nje per sulmin, Wayne Rooney, atehere do te hidhet mbi kamerunasin si zgjidhjen e dyte; lojtari, edhe fale punes te Vigorellit, ka cuar perpara shume me teper se nje diskutim te thjeshte me klubin londinez: Eto’o do te shkonte me gjithe qejf te luante ne Premier, dhe mbi te gjitha, do e perqafonte Mourinhon me qejf, trajnerin e tij te preferuar.

Pra sot per sot, Chelsea eshte me pare se te gjithe.

Agjenti italian konfirmon qe diskutimi i bere para disa ditesh me Blute ka percaktuar hapa te rendesishme ne tratative. Edhe Napoli ka trokitur lehtesisht ne porte per te marre informacione, por ka qene thjesht nje diskutim qe nuk do te sjelle asgje: Bigon ka per te mbyllur marreveshjen per Matrin.

Por kujdes Interin! Njerezit e merkatos te Morattit kane kontaktuar Vigorellin dhe kane qene te interesuar: eshte gjithcka e vertete. Deshira e Interit per te arritur tek Eto’o eshte shume e forte dhe shoqeria zikalter eshte e gatshme per nje sforcim ekonomik te rendesishem, qe bie ndesh me politiken e uljes te kosteve: klubi zikalter ofron deri ne 5 milion euro page vjetore per ta bindur dhe ja ka bere te ditur kete.

Kostoja e kartonit do te ishte e barabarte me zero, sepse vete Eto’o ka folur direkt me Kerimov, president i Anzhit dhe ka gjetur nje marreveshje: mund te largohet lehtesisht sapo te gjeje destinacionin e pelqyer. Ndoshta do te flitet per nje shume parash per ti kaluar Eto’o-se, por eshte akoma shpejt.

Pra, nese do i rradhitnim skuadrat pretendente per Eto’o, ne vend te pare do te ishte Chelsea, pastaj Interi qe punon ne fshehtesi. Gjithcka varet nga Abramovich dhe nga evolimi i merkatos: nese ne Londer ne fund do te shkoje Rooney, atehere Interi do te kalonte menjehere ne vend te pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.