Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

124 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Handanovic: Basta? Them Inter. Handa? Gjithcka e hapur, por…”

Agj. Handanovic: Basta? Them Inter. Handa? Gjithcka e hapur, por…”
Xhorxh Gellci

Federico Pastorello, agjent se bashku me bashkeshorten Klaudia te Samir Handanovic, shpjegon ne Sky Sport 24 situaten e portierit zikalter dhe zerat mbi Barcelonen: “Tashme ne Itali jane te gjithe te shitshem per nevoje te ardhurash, jo vetem tek Interi por ne te gjithe klubet. Nuk kemi patur asnje lloj kontakti me Barcelonen ose shoqeri te tjera. Samir eshte shume i lumtur tek Interi, nuk shikoj ndonje te re te madhe, edhe pse jemi vetem ne fillim te merkatos dhe gjithcka mund te ndodhe. Gjithcka vertitet rreth largimit te Victor Valdes, ai ka thene se nuk do te rinovoje por kontrata e tij vazhdon edhe vitin tjeter. Nese nuk do te gjente skuader, gjithcka do ngelet sic eshte.”

Persa i perket Dusan Basta, Pastorello eshte i sigurt: “Basta eshte i kenaqur tek Udinese, te gjithe lojtaret jane te lumtur tek ajo skuader. Ai ka nje moshe qe ndoshta eshte mundesia e fundit drejt nje skuadre te madhe. Ndonje kontakt me Interit ka ndodhur, do te meritonte nje klub te madh dhe shpresojme qe merkato mund t’ja dhuroje. Me shume Inter apo Napoli? Nuk besoj se Zuniga do largohet nga Napoli, keshtu qe shikoj me shume Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.