562 views

Agj. Hernanes: “Pa marreveshje mes Inter-Lazio nuk them asgje. Nese do e gjenin…”
Agjenti i Hernanes, Joseph Lee, ka folur per kalimin e mundshem tek Inter te brazilianit te Lazios:
Interi po shet Fredy Guarin tek Juventus dhe te gjithe e lidhin kete tratative me kalimin tek zikalterit te Hernanes:
“Per momentin nuk ka kontakte mes Inter dhe Lazio, dhe asnje nuk ka folur me mua. Tani per tani, situata i takon vetem dy klubeve dhe derisa nuk do te gjejne nje marreveshje mes tyre, nuk mund te them asgje.“
Por nese shoqerite do te gjenin nje marreveshje, Hernanes do e pranonte kalimin tek Inter?
“Nese shoqerite do te gjenin nje marreveshje dhe do te vinte nje oferte tek une, atehere do te flas me lojtarin. Por per momentin nuk ka akoma asnje kontakt.“