256 views

Agj. i Bartra: “Po reflekton per rinovimin. Ka shume oferta”
Magico Diaz, agjenti i Marc Bartra, mbrojtesi i Barcelones qe i pelqen dhe Interit, ka folur ne mediat spanjolle mbi rinovimin me Barcen. Ja fjalet e tij mbi te ardhmen e lojtarit: “Ai ka nje kontrate me Barcelonen dhe ata i ofruan nje rinovim. Po mendohemi dhe mund t’ju siguroj se rinovimi nuk eshte pranuar ende.” Per ofertat e tjera, dhe asaj te Interit, ai shtoi: “Marc tani mendon vetem per Barcelonen. Propozimi per rinovim tregon se klubi beson tek lojtari. E pranoj qe me kane kontaktuar shume klube qe e duan Bartra ne huazim, por asgje nuk eshte vendosur.“