Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

450 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. i Brozo: “Ka luajtur gjithmone me zemer. Merkato e dimrit? Ja pse nuk u largua. Rinovimi…”

Agj. i Brozo: “Ka luajtur gjithmone me zemer. Merkato e dimrit? Ja pse nuk u largua. Rinovimi…”
Bujar Berishaj

Lojtar me teknike te madhe, qe vrapon shume. Businessman. I impenjuar ne rrjete sociale. Thjesht epik.

Qe prej kur eshte zhvendosur ne zemer te mesfushes se Interit ai ka bindur te gjithe, per te kuptuar kete dhe gjithe evolucionin e tij ka folur agjenti i tij Miroslav Bicancic per fcinternews.it duke thene:

Marcelo eshte nje njeri tjeter. Eshte bere baba dhe ne fushe paraqitjet kane qene te nje niveli te larte. Cfare ka ndryshuar ne koken e tij?
“Pas marteses ka ardhur nje vajze e vogel ne jete. Marcelo ka fituar me shume pergjegjesi. Ka njohur rendesine e te qenit baba. Gruaja dhe vajza e tij i transmetojne nje force reale. Tifozet e Interit e kishin fishkellyer. Tani eshte nje idhull”.

Behet fjale per dicka te bukur?
“Ka luajtur gjithmone me zemer per Interin. Por vetem ne kete sezon te gjithe copezat e puzzle jane bere bashke dhe tifozet e kane njohur te terin”.

Ne janar ishte afer Sevillas. Pse ka qendruar?
“Per fat klubi nuk ka gjetur zevendesues dhe atij i ka mjaftuar te luaj me vazhdimesi”.

Marcelo eshte i mire me rrjetet sociale. Ka shkruar qe do te shkonte ne Champions me Interin dhe ka pasur te drejte.
“Ka nje mentalitet fitues. Jam i lumtur qe ka mbajtur premtimin”.

 

Spalletti ka thene qe llogarit te ai edhe per sezonin e ardhshem. Brozovic ka te njejten ide me trajnerin?
“Marcelos i pelqen te jete nje lojtar i rendesishem i Interit. Tani do te luajne ne Champions League. Ka blere nje apartament ne Milano dhe e konsideron Milanon si shtepine e tij”.

Gjithcka duket ne rregull. Ne kontraten e tij ka nje klauzole prej 50 milione: mund te rinovoj duke e hequr ate?
“Po, eshte e vertete. Eshte kjo klauzole. Nese ndonje klub do e paguaj edhe mund te largohet. Por mund te thuhet edhe qe nje kontrate e re do ishte nje hipoteze e pranueshme, edhe pse deri tani askush nga klubi nuk e ka shprehur akoma kete ide”.

Nese do te luante nje Boteror te madh do e terhiqte akoma vemendjen e klubeve tjera. Cila mund te jete e ardhmja e tij?
“Rusia 2018 eshte nje hap tjeter per te treguar sezonin e tij te shkelqyer. Qe te tregoj veten ne nivel nderkombetar”.

Tani eshte edhe nje biznesmen. Ka nje bar ne Kroaci dhe shet fanella me llogon e tij ne te gjithe boten. Pra, nuk eshte i perqendruar vetem ne boten e futbollit…
“Me keto gjera, Marcelo i ka dhene mundesine te afermve te familjes qe te punojne se bashku. Per kete them qe eshte i perqendruar 100% vetem te futbolli. Dhe shtoj qe impenjohet edhe ne ceshtje humanitare. I ndihmon femijet por nuk deshiron qe kjo te behet publike”.

Ta mbyllim me festimin e tij. Si ka ardhur deri aty?
“Ishte vetem dicka e rastit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.