Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,131 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj i Perisic: “Mund te shkoj tek Inter ne rast se ka akord mes paleve. Per momentin…”

Agj i Perisic: “Mund te shkoj tek Inter ne rast se ka akord mes paleve. Per momentin…”
Bujar Berishaj

“Nje lojtar i mire, profil i duhur: nuk eshte e lehte te arrijme tek ai.”

Me keto fjale Roberto Mancini ka komentuar zerat rreth kroatit te talentuar qe thonin se Inter deshiron lojtarin e Wolfsburg gjate intervistes per Gazzetta dello Sport.

Nje tratative padyshim komplekse per faktin e thjesht se zikalterit duhet te operojne vetem me huazime dhe klubi gjerman, nder klubet me te pasura ne Gjermani, nuk ka arsye per te mbeshtetur kete nevoje, duke u privuar nga nje nga pikat me te forta. Per te qartesuar me shume situaten FcInterNews ka kontaktuar agjentin e tij, Tonci Martic. Keto jane fjalet e tij:

“Perisic mund te vij tek Inter nese gjendet nje akord me Wolfsburg dhe lojtarin, por per momentin nuk ka asgje konkrete.” Keshtu, asnje mbyllje nga ana e agjentit por, per momentin eshte nje tratative e veshtire, duke marr parasysh e fjalet e agjentit tjeter, Franco Iovino i cili ka thene: “Inter e percjell Perisic mirepo nuk ka lajme te reja te rendesishme. Nuk do te jete e lehte, dy klubet duhet te takohen dhe te flasin per cmimin qe sigurisht do te jete i larte. Nje huazim? Jo, jo. Ne huazim nuk e japin kurre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.