Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,074 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. i Susic: “Do te jete i Interit, tani ose ne qershor. Mancio e deshironte qysh tek Galatasaray. Ausilio…”

Agj. i Susic: “Do te jete i Interit, tani ose ne qershor. Mancio e deshironte qysh tek Galatasaray. Ausilio…”
Bujar Berishaj

Tino-Sven Susic do te jete nje lojtar i ri i Inter: tani ose – me shume mundesi – ne qershor, por nuk ka dyshimet mbi faktin qe ai do te vesh fanellen zikalter. E ka konfirmuar forte agjenti i lojtarit, Sabatino Durante, qe se bashku me Milan Rapaic jane agjentet e lojtarit.

Keto jane fjalet e tij per mikrofonat e Tuttomercatoweb.com: “Mes Inter dhe Susic ka nje pelqim reciprok dhe ne futbollet bashkohet jo vetem per parate, por edhe per pasionin. Djaloshit i pelqen prej kohesh idea Inter dhe nuk e ka fshehur kurre, por per momentin mungoje burimet ekonomike. Nese gjithcka shkon deri ne fund do te behet vetem ne ditet e fundit te merkatos sepse tani zikalterit kane veshtiresi per te kenaqur Hajduk Splitin.”

Ne nje kuptim edhe Hajduk, sic lexohet nga disa deklarata te caktuara, duket sikur eshte dorezuar perballe idese se lojtari do te pranoj opsione tjera.
“Inter ka qene i qarte, edhe ne. Hajduk ka pranuar faktin se djaloshi do Interin. Une dhe Rapaic jemi duke zhvilluar se bashku operacionin, e dime qe ndoshta duhet te presim mirepo nuk ka probleme. Edhe Hajduk e ka pranuar.”

Me pak fjale, nese nuk behet kete merkato, do te behet ne qershor…
“Flitet mes personave zyrtare. E njoh Interin prej kohesh dhe e di qe ka veshtiresi ekonomike. Ausilio po kerkon te zvogeloj skuadren ne menyre qe te grumbulloj energji ekonomike per te zhbllokuar lojtarin. Nese jo tani, ne qershor, mendoj se mund te them kete. Djaloshi nuk e ka me nxitim dhe mund te pres per te bere kercimin e madh.”

Susic eshte nje profil qe i pelqen mjaft edhe Roberto Mancinit.
“Mancini e njeh Susic qe kur ishte tek Manchester City dhe kishte provuar per ta sjell edhe ne Galatasaray ku pastaj gjerat nuk kane shkuar mire per te. Susic tashme ishte nen shenjestren e Ausilios dhe natyrisht arritja e Robertos ka pershpejtuar gjerat. Eshte e qarte qe Inter ne ate repart ka shume lojtar dhe Mancini ka synim t’i jap hapesire lojtareve te krahut, mirepo Susic futet ne projektin e tij. Ekziston durimi per te pritur qe tratativa te kete nje fund te suksesshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.