Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,545 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Icardi: “Mauro nje numer nje. U largua nga Barca sepse

Agj. Icardi: “Mauro nje numer nje. U largua nga Barca sepse
Xhorxh Gellci

Sot ka qene dita e prezantimit zyrtar per Mauro Icardin, sulmuesin e ri argjentinas te Interit. Pas nje pritjeje te gjate, i riu i Rosario eshte bashkuar me ne fund me zikalterit, dhe qe nga keto dite te para i ka cuditur pozitivisht te gjithe ata qe jane rreth stervitjes te Interit dhe ka fituar zemren e tifozeve zikalter. Per te kuptuar impaktin qe Icardi ka patur me boten zikalter, FcInterNews.i ka folur me agjentin Abian Morano, i cili ishte prezent ne konference se bashku me bashkepunetorin Ulisse Savini.

Morano, me ne fund Mauro Icardi eshte nje lojtar i Interit. Cfare ndjeni per ate, cilat jane ndjesite e tua?

“Jam shume i lumtur, sepse imazhi i Mauro eshte rritur se tepermi ne kete sezon. Ka treguar tek Sampdoria kapacitetin e tij per te shenuar, dhe tani vjen ne nje klub te rendesishem ne nivel boteror si Interi. Ai dhe familja e tij jane me te vertete shume te lumtur.”

Kur nisen kontaktet e para zyrtare me Interin? Flitet per fundin e 2012, mund ta konfirmoni?

“Hmm, evoluimi i Mauros ka qene shume pozitiv. Nuk ishte vetem interesimi i Interit, por edhe i klubeve si Napoli, Liverpool dhe te tjera ne nivel internacional. Por ai kishte qe ne fillim nje ndjesi shume te qarte ne lidhje me skuadren zikalter, duke qene argjentinas, pra bashkekombas me shume lojtare aty. Kjo ishte dicka e rendesishme dhe tani eshte i lumtur.”

Ke folur me Mauro per kete aventure te re? Si ndihet ai?

“Ka shume shpresa, per ambientin e skuadres, per trainerin, per rendesine e klubit. Ndjehet i lumtur per gjithcka.

E ben nervoz fakti qe gjendet ne mes te lojtareve te medhenj, duke qene edhe shume i ri? E ndjen pergjegjesine te zevendesoje nje element si Diego Milito?

“Mauro eshte nje lojtar special, nje i ri shume i zoti. Eshte logjike qe ka nje pergjegjesi shume te madhe, duke qene ne nje skuader shume te rendesishme. Por ka kapacitetin te perballoje projektin e ri, jam i bindur ne 100% qe do e tregoje kapacitetin e tij edhe ketu.”

Ku mund te arrije Maurito?

“Me pune dhe pergjegjesi, mund te arrije ku te doje. Une nuk vendos limite per te ardhmen e Mauros.”

Mbi te gjitha, ai i Icardit eshte nje rast i nje lojtari qe largohet nga Barcelona dhe eshte i lumtur qe e ka bere. Nje rasti pothuajse unik…

“Une jam shume i lumtur per situaten qe eshte krijuar. Barcelona nuk i ka dhene besimin e duhur, prandaj kemi marre kete vendim, qe e quajme shume pozitiv. Mauro tani eshte nje numer 1 ne futboll.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.