Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

686 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Kucka: “Tek Inter? Te shikojme, kam folur me Genoan dhe…”

Agj. Kucka: “Tek Inter? Te shikojme, kam folur me Genoan dhe…”
Xhorxh Gellci

Kohet e fundit, nje nga lojtaret qe eshte lidhur me merkaton e Interit eshte edhe Juraj Kucka i Genoas. Kujtojme se per te eshte folur edhe me pare, por ne fund nuk eshte arritur asgje konkrete. Madje lojtari ka qene per nje kohe edhe ne bashkepronesi mes Interit dhe Genoas, e cila u zgjidh ne favor te Genoas. Ekskluzivisht per FcInter1908.it ka folur agjenti i tij Karol Csonto:

Pershendetje Karol, ke degjuar fjalet e presidentit te Interit ne ditet e fundit per Kucka?

“Pershendetje, por fjale degjohen shume… (qesh) per cilat e ke fjalen?

Moratti ka thene qe Kucka i pelqen, mund te vije tek Inter me ne fund vitin e ardhshem?

“Do shikojme cfare do te ndodhe ne ditet ne vazhdim. Per momentin nuk ka patur asnje kontakt zyrtar me Interin, por natyrisht na behet qejfi per fjalet e presidentit.”

Po me Genoan keni folur per mundesine qe Juraj te transferohet?

“Po, me ka telefonuar shoqeria per te me treguar cmimin e Kucka, qe padyshim nuk mund ta tregoj.

Nga fjalet e tua kuptohet qe ka nje mundesi…

“Po, sigurisht, Juraj ka patur periudha te veshtira por ne pjesen e fundit te sezonit eshte kthyer ne nivele te larta dhe kete e kane vene re skuadrat e tjera. Ai tek Genova eshte shume mire, por eshte e pamohueshme qe interesimi i nje klubi si Inter ja ben qejfin, besoj se eshte normale.”

Pra Preziosi eshte i gatshem ta shese?

“Ne futboll gjithcka ka nje cmim dhe presidenti di ta beje shume mire punen e tij, pastaj mes Genoa dhe Interit ka raporte te shkelqyera ne kete pike, prandaj them vetem “te shikojme”…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.